GazetaMax
Lajme

Dokument/ Erkan Arifi dhe Zekirja Shaini paguan 60 milionë denarë për t’ia shtruar rrugën Manastirit të Mateçit

Komuna e Likovës ka ndarë 60 milionë denarë për asfaltimin e rrugës që çon drejt Manastirit të Mateçit, zbulon dokumenti i cili mban nënshkrimin e kryesuesit të këshillit të Likovës Zekirja Shaini, njëherësh bartës liste për këshilltar i BDI-së.

Ndërsa në opinion Erkan Arifi e akuzon qeverinë aktuale për Manastirin e Mateçit, ai vetë ka financuar me miliona denarë rrugën për këtë manastir.

Edhe Qeveria ku bënte pjesë partia e tij BDI kishte ndarë fonde prej 2,8 milionë denarë nga Ministria e Kulturës për Manastirin e Mateçit, nga viti 2020 deri në vitin 2023.

Ndërkohë që BDI-ja ka financuar me miliona këtë manastir, fshatrat shqiptare të Likovës janë lënë pa ujë të pijshëm, pa kanalizim dhe të mbytura në deponi të egra.

Related posts

Arsovska: Në festën e besimit dhe shpresës së përjetshme, çdo familjeje i uroj begati dhe shëndet

Gazeta Max

Elmi Aziri: Qeveria, KRRE dhe drejtorë të impianteve energjetik, totalisht të paaftë e keq menaxhues

Gazeta Max

Franca nuk e konfirmon propozimin e liferuar në media

Gazeta Max