GazetaMax
Lajme

Donfried nesër në Shkup, zbardhet agjenda

Shkup, 27 Prill – Ndihmëssekretarja amerikane e Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, do të qëndrojë për vizitë në Maqedoninë e Veriut, ku do të realizojë takim me Ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Fokus i bisedimeve pritet të jenë marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve, perspektivat eurointegruese të Maqedonisë së Veriut, bashkëpunimi në NATO dhe situatat aktuale në vend dhe rajon.

Gjatë vizitës, Karen Donfried do të realizojë takim edhe me Presidentin, Stevo Pendarovski, Kryeministrin, Dimitar Kovaçevski dhe Ministren e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska.

Related posts

Paradoksi i Likovës/ Penda plot ujë, fshatrat përreth në etje

Gazeta Max

Reportazh/ Një ditë fushate me kandidatin Hysni Sharra në Vlorë

Gazeta Max

Irani: Do të mbrohemi me të gjitha forcat kundër sulmeve amerikane

Gazeta Max