GazetaMax
Adrenaline

Donjeta Sadiku mëson kundërshtaren me të cilën do të ballafaqohet sot

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku do të marrë në turneun ndërkombëtar “Ballkan” që po zhvillohet në Sofje të Bullgarisë dhe tashmë ka mësuar kundërshtaren e saj.
Sadiku në çerekfinale do të boksojë kundër boksieres nga Franca Hamadouche Maiva në kategorinë 60 kilogramë, raporton KosovaPress.
Maiva është boksiere me përvojë si kampione evropiane dhe boksiere qe merr pjesë edhe në boks profesional. Nga ana tjetër, Donjeta Sadiku është në formë të mirë dhe synon që të kualifikohet në gjysmëfinale.
Duhet cekur se në këtë turne është një konkurrencë jashtëzakonisht e fortë ku po marrin pjesë boksieret më të mira të shteteve si Angli, Kazakistan, Uzbekistan, Franca, Suedia, Italia, Tajpei, Finland e të tjera.

Related posts

Belgjika publikon listën për Kupën e Botës – Lukaku arrin në kohë

Gazetamax.mk

Arthur dhe Juventus do t`i ndajnë rrugët

Gazetamax.mk

“Lewandowski do të qëndrojë te Bayerni”

Gazetamax.mk