GazetaMax
Kuriozitete

Dortmundi i interesuar për shërbimet e Zakarias

Borussia Dortmund e ka shprehur haptazi interesimin për ta huazuar mesfushorin e Juventusit, Denis Zakaria.
Lojtari aktualisht është te Chelsea në formë huazimi, por londinezët nuk janë aspak të kënaqur me shërbimet e tij deri më tani dhe duan t’ia japin “biletën njëdrejtimshe” në përfundim të marrëveshjes.
Në anën tjetër, Trajneri i “verdhezinjve”, Edin Terzic, mendon se mund ta përshtasë mbrojtësin që e përfaqëson kombëtaren e Zvicrës, andaj synon një nënshkrim të përkohshëm me të.
Pos ish-kampionit gjerman, në garë për Zakarian është edhe Monaco.

Related posts

Sulmi në zemër që nuk e ndjeni – por që mund t’ju kushtojë jetën

Gazeta Max

Mian gjen zëvendësuesin e Diazit

Gazeta Max

Policia arreston dhjetë tifozë të skuadrës së njohur kroate

Gazeta Max