GazetaMax
Ballina

Drejtoresha e Europol, De Boll mesazh policisë: Hetoni paratë e organizatave kriminale

Policia e Maqedonisë së Veriut tashmë është në nivel të lartë të bashkëpunimit me EUROPOL-in. Tani duhet të përcaktohen hapat e ardhshëm dhe të ndiqen paratë e organizatave kriminale, është mesazhi që e dërgoi në intervistën për MIA-n nga drejtoresha ekzekutive e Agjencisë Evropiane për Zbatimin e Ligjit – EUROPOL, Katrin de Boll.

Ajo theksoi se bashkëpunimi është shumë i mirë në nivel operativ, kanë ndërveprim të drejtpërdrejtë me shërbimet policore të Maqedonisë së Veriut, kemi njerëz nga policia në zyrën tonë. Theksoi se punojnë së bashku në raste të ndryshme në fusha të ndryshme të krimit dhe arrijnë rezultate të mira. Drejtoresha ekzekutive e EUROPL-it e theksoi bashkëpunimin e mirë me Maqedoninë e Veriut lidhur me trafikimin e emigrantëve. “Për shkak të pozitës tuaj gjeografike këtu në rajon ju jeni me rëndësi kryesore, si zonë tranziti dhe migrimi i paligjshëm shpesh përdoret nga grupet e krimit të organizuar, thotë ajo.

De Boll konsideron se duhet dhe do të bëhen përpjekje dhe përmirësime shtesë në fushën e krimit ekonomik dhe financiar, si dhe për shembull enkriptimi, komunikimi i koduar, duke theksuar se për policinë është shumë vështirë të përballet me të.

Në intervistën ajo flet edhe për nevojën dhe domosdoshmërinë e bashkëpunimit dhe lidhjes rajonale në luftën me krimin e organizuar në të gjitha format e tij. De Boll theksoi se për ta rajoni i Ballkanit Perëndimor është me rëndësi kryesore për bashkëpunim, ndërsa Maqedonia e Veriut ka qenë vendi i parë në rajon me të cilin EUROPO-i ka nënshkruar marrëveshje në vitin 2012. Nga viti 2015, theksoi kemi zyra për lidhje me Maqedoninë e Veriut në selinë e EUROPOL-it.

“Bashkëpunimi ndërmjet rajoneve në luftën kundër krimit të organizuar është kryesor sepse mënyra e vetme që të shkatërrohet ndonjë rrjet kriminal është të ketë rrjet të mirë të bashkëpunimit policor. Prandaj jam këtu. Për ne rajoni i Ballkanit Perëndimor është me rëndësi kryesore për bashkëpunim. Me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kemi marrëveshje operative që të mundemi së bashku të bashkëpunojmë në përballjen me krimin e organizuar dhe në luftën kundër terrorizmit”, thotë De Boll në intervistën për MIA-n, e cila e plotë me videomaterial do të publikohet nesër.

Related posts

Drejtori i ndërmarjes “Rrugë dhe rugica”, Saidi: Kemi filluar me rikonstruimin e rrugës “Dame Gruev”

Gazetamax.mk

Kush është i rradhës? SHBA përgatit listë me 19 emra politikanë në listën e zezë, një verë të nxehtë në rajon…

Gazetamax.mk

Nuk ka më mungesa, prindërit do i çojnë fëmijët në çerdhe, ministrja Trençevska kërkon që SASHK të paguaj pagën e grevistëve

Gazetamax.mk