GazetaMax
LAJME

Marsh malor deri në Vodno me rastin e Ditës Evropiane të flamurit

Shkup, 7 maj – Lëvizja evropiane në vend në bashkëpunim me Delegacionin e Bashkimit Evropian edhe këtë vit e organizon Marshin tradicional malor deri në Vodno me rastin e 7 Majit – Ditës Evropiane të Flamurit.

“Shefi i Delegaconit të BE-së, euroambasadori Dejvid Gir dhe kryetarja e Lëvizjes Evropiane, prof.dr. Mileva Gjurovska, para selisë së BE-së (ndërtesa e info-qendrës së BE-së) do t’i shkëmbejnë flamujt maqedonas dhe të BE-së, me çka tradicionalisht  dhe simbolikisht  do ta shënojnë  fillimin e “Marshit malor 2022″. Pastaj pjesëmarrësit nga selia e Delegacionit të BE-së do të nisen në majën eVodnos, ku do të vendosen të dy flamujt. Në marshin malor pritet të përfshihen një numër i madh i alpinistëve, aktivistë të Lëvizjes evropiane, studentë dhe qytetarë tjerë”, informojnë nga Lëvizja Evropiane.

Përveç natyrës ceremoniale, organizatorët e ngjarjes njoftuan se ky manifestim ka për qëllim ta afrimojë sportin dhe aktivitetet rekreative malore.

Related posts

Ligji i duhanit nuk respektohet

e-max

Arsovska: Qyteti i Shkupit nuk ka kurfarë detyra dhe marrëdhënie detyruese me askënd nga transportuesit privat të autobusëve

e-max

Shkalla e papunësisë në tremujorin e tretë 14.3 për qind

e-max