GazetaMax
Ballina

Drejtori Deari paralajmëron padi ndaj shpifjeve të fundit: Puna e ndershme dhe pa abuzime e me profesionalizëm, po i pengon dikujt!

Të dashur miq❗️

🔴Sulmet dhe shpifjet e vazhdueshme kundër meje në kohët e fundit nuk kanë të ndalur!

❗️Në mënyrë kategorike dhe në asnjë moment, rroga ime si drejtor ekzekutiv financiar nga 13.03.2023 deri më sot, #nuk është e vërtetë se është mbi 3000 Euro ose mbi 180.000 den, #askaqenë dhe #asdotëjetë!( Kjo do të vërtetohet në gjykatë)
❗️Rroga ima, është rroga më e vogël në nivel të menxhmentit ekzekutiv!
❗️Rrogat në këtë institucion krijohen drejtpërdrejtë prej buxhetit të Eurocontroll-it, si kundëvlerë të cilën kjo kompani u jep shërbime kompanive ajrore, dhe jo nga buxheti i shtetit tonë!
❗️Të gjitha rrogat janë të përpiluar për nga sistematizimi i vendeve të punës, marrëveshjes kolektive, përgjegjësisë së vendit të punës dhe peshës së vendit të punës, si dhe anekseve për rroga!
❗️Sigurisht që, suksesi i jashtëzakonshme financiar, dhe më i madhi në historinë e këtij institucioni i arritur në vitin 2023 dhe fillimin e vitit 2024 i pengon dikujt!
❗️Puna e ndershme, e sinqertë, pa zero abuzime, me përgjegjësi, përkushtim dhe profesionalizën i pengon dikujt!

🔴Përfundimi i vitit paraprak me një fitim prej 4.5 deri në 5 milion EURO, që është një nga rezultatet më të mëdha të ndodhura ndonjëherë në këtë kompani!
🔴Ulja e shpenzimeve jo produktive në nivel prej 1.5 deri në 2 milion euro!
🔴Mbulimi i borxhit të kompanisë prej periudhës së Pandemisë prej mbi 2 milion e 252 mijë e 649 Euro.
🔴Krijimi i një prej buxheteve më të mëdha në historinë e kësaj kompanie prej 22 milion e 883 mijë e 884 Euro për vitin 2024, që është një rritje prej 14.56 % nga viti paraprak!

❗️Ndaj të gjithë #shpifjeve të cilat bëhen në emër tim, si #dejtor ekzekutiv financiar, #profesoruniversitar, si një #prind dhe një #intelektualë do të pësojnë me ngritjen e padisë ndaj deklaratave të “#LëvizjesBesa”, #portaleve dhe #individëve të cilët në vazhdimësi shkruajnë dhe përhapin të #pavërteta!

❗️❗️Padia të Martën, kismet me Zotin para!

Related posts

BDI: Organizata kriminale VMRO DPMNE e “shpicen komandant” Mickoskit është parti antishqiptare

Gazetamax.mk

Nga Poroji legjendar përveç se shpëtimtar, doktor Valoni frymë e re e politikës në Maqedoninë e Veriut

Gazetamax.mk

Mexhiti: Liderët këtë herë nuk do jenë në prapavijë, do marrim përgjegjësi

Gazetamax.mk