Sot, drejtori i Fondit për Inovacion dhe Zhvilim Teknologjik, Festim Halili ka pritur në takim James Fritzi, drejtor i Multiband Global dhe AMRR nga Teksasi i SHBA.
Takimi sipas drejtorit Halili ka të bëj me zhvillimin teknologjik dhe shkencor në vendin tonë si dhe bashkëpunimi në fushat e inovacionit.
Po kush është James Fritzi?
James Fritzi dhe kompania e tij Multiband Global and AMRR me seli në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është kryesisht e fokusuar në fushën e shërbimeve teknologjike në SHBA por edhe në mbarë botën.
Madje, Fritzi ka qenë i angazhuar edhe në ekipet e senatorëve amerikan të Partisë Demokratike të Donald Trump.
Postimi i drejtorit Halili:
Takim shumë miqësor me z. James Fritzi, drejtor i Multiband Global dhe AMRR nga Teksasi i SHBA-ve.
Vizionet e tij për zhvillimin teknologjik dhe shkencor në vendin tonë ishin tepër inkurajuese. Dy vendet tona mike ndajnë vlera të përbashkëta dhe bashkëpunimi në fushat e inovacioneve dhe teknologjive është mjaft i rëndësishëm.
https://www.facebook.com/photo?fbid=10161223584906833&set=a.10151725484111833