GazetaMax
Lajme

Drejtori Halili takoi delegacionin e Fondit të Gjelbër Klimatik, të kryesuar nga Nonhlanhla Zindela

DFIZHT Festim Halili, së bashku me nënkryetarin e Qeverisë për çështje ekonomike, z. Fatmir Bitiqi dhe ministren e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, znj. Kaja Shukova, sot kanë zhvilluar një takim pune me delegacionin e Fondit të Gjelbër Klimatik të kryesuar nga znj. Nonhlanhla Zindela, Zëvendësdrejtoreshë e Departamentit të Programeve të Vendit.

Takimi i punës u mbajt në kuadër të Dialogut Programor Rajonal të Fondit të Gjelbër Klimatik për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore, i cili mbahet në Shkup nga 18 deri më 22 mars 2024.

Në takim u konfirmua bashkëpunimi i suksesshëm ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Fondit të Gjelbër Klimatik, me 5 projekte të miratuara dhe 4 programe për gatishmëri dhe mbështetje. Njëkohësisht u theksua përkushtimi i Fondit për Inovacionе dhe Zhvillim Teknologjik për t’u akredituar në FGJK si institucioni i parë në vend që, si organ kombëtar i akredituar, do të ketë qasje të drejtpërdrejtë në instrumentet financiare të Fondit dhe do të jetë urë për sipërmarrjet vendase dhe projektet dhe idetë e tyre të gjelbra, në mënyrë që së bashku si shtet të kontribuojmë në përballimin e sfidave të ndryshimeve klimatike dhe arritjen e synimeve për zhvillim të qëndrueshëm.

https://www.facebook.com/photo/?fbid=970906337933166&set=pcb.970906781266455

Related posts

Kryeministrja finlandeze Marin nesër dhe pasnesër për vizitë zyrtare në vend

Gazeta Max

Atdhetari gati me flamurin dardan për tu takuar në Itali me eurodeputetë

Gazeta Max

Robert Francis Prevost, ja biografia e Papës së ri

Gazeta Max