GazetaMax
LAJME

Drejtori i Ansamblit, Tolaj u prit në takim nga Drejtori i RTK- së Rilind Gërvalla

Në një atmosferë të ngrohtë, me mikëpritje dhe fjalët më vlerësuese për Ansamblin Nacional shqiptar të këngëve e valleve në RMV, u prit sot në takim në zyrat e drejtorit të RTK- së z.Rilind Gërvalla, drejtori i ansamblit z.Shkodran Tolaj.

Së bashku biseduan për shumë projekte të rëndësishme që do të realizohen në të ardhmen! Drejtori Tolaj, për ta njohur për së afërmi me punën e ansamblit i dhuroi CD- të e edituara dhe ndër to debulesë të veçantë kishte për “Trio Zajazin” duke potencuar se janë aset i rrallë dhe identitet i muzikës së shqiptarëve në RMV!

Poashtu i dhuroi katër monografitë dhe nga e gjithë kjo punë për kohën që jemi krijuar si institucion ndau impresionet e tij më pozitive me vullnet që të bashkëpunojë në çdo drejtim me Ansamblin tonë duke potencuar se detyrë e mediave, në veçanti atyre publike është të që transmetojnë vlerat më kulmore deri tek spekaktori dhe Ansambli shqiptar nga RMV duhet të jetë akoma më prezent në Kosovë!

Drejtori Tolaj në shenjë mirënjohje i dhuroi plisin e Ansamblit duke e falenderuar për mikëpritjen dhe konsideratat e veçanta e duke theksuar se të gjithë artistët që janë pjesë e institucioneve relevante kulturore në Kosovë e Maqedoninë e Veriut janë rritur me RTP dhe RTK, andaj, është jashtëzakonisht me peshë ky bashkëpunim dhe marëdhënie ndër- institucionale.

https://www.facebook.com/100064521287572/posts/pfbid0S5WsT5AduPRibuKRbH2hwFqMRith82tJTDViHQGH3QrSknUcVJsNKEH3p53JuBAkl/?d=w&mibextid=qC1gEa

Related posts

Ende nuk kënaq lufta kundër korrupsionit, ndërgjegjësimi i qytetarëve është rritur

e-max

Stojmenov: Zaev ma bllokoi ndërtimin e hotelit përballë Beko-s, kishte presion ta shesë më lirë

e-max

5 vjet me radhë zgjatë gjykimi kundër Kançeska Milevskës, e akuzuara e bindur për pafajësi

e-max