GazetaMax
Lajme

Drejtori i AZGJ Musliu takoi kryetarin e Këshillit Nacional të Shqiptarëve të Malit të Zi, Faik Nikën

Drejtori Musliu takoi kryetarin e Këshillit Nacional të Shqiptarëve të Malit të Zi, z. Faik Nikën.

Sot në Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës drejtori, Ardian Musliu, e takoi kryetarin e Këshillit Nacional të Shqiptarëve të Malit të Zi, z. Faik Nikën, i shoqëruar nga gjuhëtari, Prof. dr. Haxhi Shabani, gjithashtu nga Ulqini dhe anëtar i Komisionit të arsimit në kuadër të këshillit.

Në këtë takim u fol për bashkëpunimin institucional ndërmjet shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut dhe të Malit të Zi. Me këtë rast, drejtori i AZGj-së, Ardian Musliu, duke u dëshiruar mirëseardhje, i njoftoi me punën që e bën agjencia për sa i përket zbatimit të gjuhës në nivel profesional, me historikun e saj, si dhe me sektorët që funksionojnë në agjenci.

Mysafirët shprehën falënderime për mikpritjen dhe e përgëzuan drejtorin Musliu për punën që bën, duke theksuar se puna e agjencisë është mjaft e rëndësishme në aspektin e zbatimit të dygjuhësë në nivel shtetëror dhe se një institucion i tillë do të ishte model i mirë, që mund të aplikohet edhe në Mal të Zi.

Të dyja palët u pajtuan se takimi ishte një hap i mbarë, i cili në të ardhmen do të sjellë edhe bashkëpunime konkrete.

https://www.facebook.com/photo/?fbid=610392771135868&set=a.297774665731015

Related posts

Stokomak kërkon falje dhe heqë nga shitja narezakun me mish derri (foto)

Gazetamax.mk

Basha: Ndërkohë që bën sikur ndihmon, qeveria po programon më shumë taksa

Gazetamax.mk

Ka filluar pagesa e pensioneve të nëntorit

Gazetamax.mk