GazetaMax
Lajme

Drejtori i NP Higjiena Komunale-Shkup Zudi Enuzi nuk ndalet. Vazhdon aktivitetet për pastrimin pranveror të komunave

Qyteti i Shkupit më 21 mars filloi aksionin për pastrim të përgjithshëm pranveror të komunës së Shkupit Kisella Vodë, në të cilin merr pjesë Ndërmarrja Publike Higjiena Komunale-Shkup, si dhe të gjitha ndërmarrjet tjera publike të qytetit.

Aksioni do të zgjasë deri më 27 mars dhe në kuadër të tij Ndërmarrja Publike Higjiena Komunale-Shkup zhvillon aktivitete ditore për fshirje dhe larjen manuale dhe makinerike të bulevardeve dhe rrugëve në këtë komunë të Shkupit. Në të njëjtën kohë, lahen dhe dezinfektohen të gjithë kontejnerët e depozitimit të mbeturinave komunale të vendosura në hapësira publike, përfshirë mikrolokacionet e tyre.

JP Higjiena Komunale-Shkup në katër lokacione vendosi kontejnerë të posaçëm në të cilët banorët e komunës së Kisella Vodës i hedhin mbeturinat e tyre të mëdha të cilat pas aksionit do të merren dhe transportohen nga ekipet e Kompanisë. Deri tani janë shtyrë afërsisht 45 metra kub mbetje të rënda.

Aksioni punues pranveror i Qytetit të Shkupit dhe ndërmarrjeve publike do të vazhdojë të realizohet në të gjitha komunat e Shkupit, ndërsa komuna e radhës është komuna e Karposhit ku aktivitetet do të zgjasin nga 28 mars deri më 1 prill.

https://www.facebook.com/zudi.enuz/posts/pfbid02KFANBQGDimgwLD6uDSgYGNVG6huoZrx897RjDz7njTXuRgde816k7jfLjMjozEKYl

Related posts

Suzi Dajkin: Pavarësia e gjyqësorit dhe bashkëpunimi me sektorin civil janë kyçe në luftën kundër korrupsionit

Gazetamax.mk

Grubi: Marrëveshja e Ohrit avancoi të drejtat e bashkësive, vendosim standarte të barabarta për të gjithë

Gazetamax.mk

Shpallet thirrje për rikonstruimin e 13 rrugëve në shtatë komuna

Gazetamax.mk