GazetaMax
Lajme

Drejtori i QMK Ali reagon pas djegies së deponisë në Shuto Orizare: Në shumë raste i informuam institucionet përgjegjëse, asnjë reagim

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Muhamed Ali, gjatë javës së kaluar, nëpërmjet Sektorit të Operacioneve dhe Koordinimit në Qendrën për Menaxhim, me kriza, vazhdimisht ka dërguar kërkesa zyrtare te institucionet kompetente – Qyteti i Shkupit dhe Komuna e Shuto Orizarës, me qëllim që të ndërmarrin aktivitete specifike për të zgjidhur problemin me deponinë e paligjshme që digjet në zonën e Komunës së Shuto Orizarës. Kërkesa e fundit u dërgua këtë mëngjes, si përgjigje urgjente ndaj zjarreve të përsëritura.

Gjatë javës së kaluar, Brigada e Mbrojtjes nga Zjarri e Qytetit të Shkupit ndërhyri disa herë për të shuar një deponi të paligjshme që digjej në të njëjtin vend.

Gjatë ditës së djeshme, Brigada e Mbrojtjes nga Zjarri e Qytetit të Shkupit ndërhyri dy herë përsëri në të njëjtin vend, pas së cilës Qendra për menaxhim me kriza dërgoi një kërkesë të re për masa urgjente – duke përfshirë vendosjen e mbikëqyrjes, mbulimin e materialit të ndezshëm dhe ndalimin e hedhjes së mëtejshme të mbeturinave.

Problemi me këtë deponi të paligjshme ka zgjatur prej kohësh dhe paraqet një kërcënim real për shëndetin, sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve, si dhe një barrë serioze operative për Brigadën e zjarrëfikësve, e cila shpesh është e angazhuar në të njëjtin vend.

Sot, gjatë një rindezjeje, zjarri u përhap në Hotelin New Star, si dhe në shtëpitë përreth, duke rrezikuar drejtpërdrejt jetën e qytetarëve.

Qendra e Menaxhimit të Krizave u bën thirrje të gjitha institucioneve kompetente që urgjentisht të ndërmarrin hapa konkretë dhe t’i japin fund problemit me deponitë e paligjshme, të cilat paraqesin një rrezik të menjëhershëm për mjedisin dhe shëndetin publik.

Related posts

Skandal korrupsioni në Berlin: Familja nga Maqedonia mori shtetësi gjermane përmes ryshfetit

Gazeta Max

Bislimovski: Tarifa të reja për qytetarët, kush harxhon më shumë do të paguaj më shtrenjtë

Gazeta Max

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi vazhdon takimet me qytetarët, sonte në fshatin Çerkez

Gazeta Max