Shkup, 16 Dhjetor – Në opinion ka rrjedh dokumenti në të cilin drejtori i sapo zgjedhur i Agjencisë për Siguri Kombëtare (ASK), Zare Milloshevski ka të vendosur firmën e tij në vlerësimin e dërguar nga Agjencia për Siguri Kombëtare deri në MPB në të cilin thuhet se për Aleksander Onishçenkon nuk ekziston pengesë e karakterit të sigurisë që i njëjti të pajiset me shtetësi. Në dokument emri i Millosheskit si ndihmës drejtori i Sektorit për verifikime sigurie dhe NATO regjistrit qëndron mbi roli “miratoi”.
Nga Agjencia për Siguri Kombëtare deri në këto momente nuk kanë dalë me një qëndrim për të komentuar autenticitetin e dokumentit. Ditë më parë, kryeministri Dimitar Kovaçevski deklaroi se nuk përbën pengesë fakti që drejtor i ASK-së është zgjedhur një kuadër nga sektori i cili spiunit rus Onishçenko i mundësoi shtetësi të Maqedonisë së Veriut. Se lëshimi është bërë pikërisht në sektori nga i cili vjen Zare Milloshovski, këtë e dëshmoi më 21 nëntor ish drejtori i ASK-së, Viktor Dimovski.
“Konstatuam se niveli i fundit i cili duhet të bënte konsultim ndërkombëtarë me partnerët në kuadër të NATO-s, ka dhënë mendim pozitiv se personi në fjalë nuk përbën rrezik sigurie por pa e bërë hapin e fundit. Është lokalizuar individi i cili e ka dhënë nënshkrimin pa e kryer punën e tij me ndërgjegje. Janë marr hapa për të konstatuar përgjegjësinë”, deklaroi Viktor Dimovski, Drejtor i ASK-së.
Për shkak se raporti i ASK-së të cilin ish drejtori Dimovski e referoi në Kuvend dhe Qeveri është i karakterit të klasifikuar, nuk dihet nëse në të njëjtin është përfshirë edhe emri i Milloshevskit, por ajo që dihet jo zyrtarisht është se në mesin e të suspenduarve nuk ishte Milloshevski i cili erdhi në krye të ASK-së si pasardhës i Dimovskit pak ditë pasi Qeveria vendosi t’i konfiskon shtetësinë Onishçenkos. Ndërkohë për fatin e Dimovskit si ambasador në Paris, pritet të vendos Komisioni për politikë të jashtme në Kuvend dhe në fund presidenti Stevo Pendarovski. Ky i fundit vendimin e merr varësisht vlerësimit përfundimtar të Qeverisë të cilin deri tek presidenti e delegon përmes Ministrisë së Jashtme. Dimovski u largua nga ASK-ja duke lënë pas vetes mijëra kërkesa për shtetësi të panënshkruara, shumë institucione duke çaluar në procedura si pasojë e mungesës së certifikatave të sigurisë për të punësuarit dhe mbi gjitha, pa objektin e ri të ASK-së i cili duhej të pavarësonte këtë institucion nga MPB-ja.