GazetaMax
Adrenaline

Drejtori sportiv i Bayernit për Gnabryn: Ne duam ta mbajmë atë, shpresojmë që ai të qëndrojë

Drejtori Sportiv i skuadrës së Bayern Munichit, Hasan Salihamdizic, është shprehur se dëshiron që Serge Gnabry të qëndrojë edhe më tutje te bavarezët.
Kontrata e lojtarit me kampionët gjermanë skadon në verën e vitit 2023 dhe, që të “blindohet” sa më shpejt lojtari, drejtuesit nuk e kanë ndërmend ta presin momentin e fundit, por duan që ta zgjidhin sa më shpejt këtë çështje.
Hamdizic dëshiron të marrë një përgjigje konkrete nga lojtari nëse ka vendosur të qëndrojë apo të largohet, në mënyrë që klubi t’i bëjë veprimet e nevojshme.
“Ne vërtet e duam atë në skuadër. Shpresoj që ai ta zgjedhë Bayernin. Nëse një lojtar nuk vendos për klubin, ne mund ta gjejmë një zgjidhje që do t’i kënaqë të gjithë” , shprehet boshnjaku për SkyDe.
Për Gnabryn janë të interesuara disa skuadra të mëdha evropiane, si: Real Madrid, Arsenal dhe Paris Saint Germain.

Related posts

Barcelona-Frankfurt, zbulohen formacionet zyrtare

Gazetamax.mk

Bellingham do t’i refuzojë skuadrat angleze për të kaluar te Real Madrid

Gazetamax.mk

Zhvillohen sot ndeshjet kthyese çerekfinale në Ligën e Evropës, vëmendja te kjo ndeshje

Gazetamax.mk