GazetaMax
Lajme

Drian: Po u arrit marrëveshje mes Bullgarisë e RMV-së, Franca do të organizojë konferencë ndërqeveritare

Shkup, 13 maj – Ministria franceze e Punëve të Jashtme dhe Evropës u deklarua pas takimit të ministrit francez të Punëve të Jashtme Zhan-Iv Le Drian me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Bujar Osmani, duke theksuar se “Franca është e vendosur në rast të marrëveshjes ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë të organizojë konferencë ndërqeveritare ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, njoftoi korrespondenti i MIA-s.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Drian, siç thotë në kumtesën e Kej D’Orsej më 11 maj se ka biseduar me me homologun e tij Osmani në margjinat e një takimi ministror të koalicionit global kundër ISIS në Marrakesh për të zgjidhur mosmarrëveshjen midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe situatën në Ukrainë pas luftës së nisur nga Rusia më 24 shkurt.

“Ministri francez e nënvizoi mbështetjen e plotë të Francës për arritjen e një kompromisi të ekuilibruar dhe të pranueshëm reciprokisht midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut”, thuhet në kumtesën. Ai përkujtoi se Franca është e vendosur që në rast të marrëveshjes të organizojë sa më parë konferenca ndërqeveritare ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë gjatë presidencës së saj me Këshillin e Bashkimit Evropian.

Ministri Drian e përsëriti mbështetjen e Francës për perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe përmendi organizimin qershorin e ardhshëm, në kuadër të Presidencës franceze me Këshillin e BE-së, në një konferencë mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilat duhet të kontribuojnë për këtë.

Related posts

Boshkov: Paga minimale shkakton pakënaqësi dhe greva

Gazetamax.mk

Magdalena Filipovska Grashkovska emërohet drejtoreshë e Fondit për Sigurim Shëndetësor

Gazetamax.mk

Zaev paralajmëroi ambasadorin austriak me padi për shpifje dhe kërkoi nga gjykatat që të punojnë plotësisht, të pavarur dhe pa presion

Gazetamax.mk