GazetaMax
Adrenaline

Dries Mertens së bashku me gruan e tij po ndihmon viktimat e tërmetit që goditi Turqinë

Futbollisti i Galatasaray, Dries Mertens dhe bashkëshortja e tij Kat Kerkhofs morën pjesë në organizimin e ndihmave për viktimat e tërmetit në Turqi, të mbajtur në stadiumin e Stambollit, dhe u filmuan teksa dërgonin pako.
Pas tërmeteve që ndodhën në Kahramanmaras dhe shkaktuan dëme të rënda në dhjetë provinca, Galatasaray vazhdon të dërgojë donacionet e mbledhura në zonat e fatkeqësisë me fushatën e ndihmave që organizoi.
Në këto aktivitete ka marrë pjesë edhe Dries Mertens, futbollisti belg i cili prej kësaj vere ka veshur fanellën e Galatas dhe është një nga yjet më të mëdhenj të futbollit në Turqi.

Futbolcumuz Dries Mertens, eşiyle birlikte Nef Stadyumu’ndaki yardım merkezimize gelerek çalışmalara destek verdi pic.twitter.com/LQJSsKiyl4— Galatasaray Haberleri 🔥🔥 (@Gshaber1905__) February 8, 2023

Mertens dhe gruaja e tij erdhën në qendrën e ndihmës në stadiumin Nef për të mbështetur punën dhe treguan një zemër të madhe, por edhe në këtë mënyrë po përpiqen të gjallërojnë të tjerët që të përfshihen në aksionin e ndihmës dhe të dërgojnë donacione.

Galatasaray dërgoi 16 kamionë me ndihma, dhe përveç Mertens, portieri i ri i Galatasaray, Jankat Yılmaz dhe futbollisti Kaan Ayhan ishin të pranishëm në qendrën e ndihmës në stadium.

Related posts

Ndalohet shitja e birrës në stadiumet e Kupës së Botës

Gazetamax.mk

Barca s’do t’ia vazhdojë kontratën Sergi Robertos

Gazetamax.mk

Milanit i del problem me Florenzin

Gazetamax.mk