Duka mesazh sulmuesit

Ndërsa na ndajnë edhe disa orë nga ndeshja që do të vendos fatet për kryesimin e Grupit 1 në Ligë C, Liga e Kombeve mes Bjellorusisë dhe Shqipërisë, te kuqezinjtë ka festë.

Arsyeja përkon me ditëlindjen e sulmuesit Taulant Seferi.

Lojtari i lindur në Kumanov, sot feston 30 vjetorin, ndërsa FSHF dhe presidenti i këtij institucioni, Armand Duka, e kanë uruar. “Gëzuar ditëlindjen Taulant Seferi”, mesazhi në “story”, i shpërndarë nga Federata dhe presidenti Duka.

Me Kombëtaren, Seferi numëron 28 paraqitje, e konvertuar me 3 gola dhe 1 asist, ndërsa debutimin e ka kryer më 14 nëntor, 2019, kundër Andorrës, e përfunduar 2 – 2..

Burimi: botasot.info