Kryetari i Partisë për Lëvizjen e Turqve (THP), Enes Ibrahim merr pjesë në kongresin themelues të partisë së re Yeni parti

Kryetari i Partisë për Lëvizjen e Turqve (THP), Enes Ibrahim, së bashku me një delegacion partiak, mori pjesë në kongresin themelues të subjektit më të madh opozitar, Partia e Re (Yeni Parti), i cili u mbajt në Ankara të Republikës së Turqisë.

Me rastin e kongresit, delegacioni i THP-së i përcolli urimet kryetarit të sapozgjedhur të partisë, Özgür Özel, duke i dëshiruar shumë sukses dhe punë të mbarë në periudhën e ardhshme, si dhe suksese të gjithë ekipit partiak.

Pjesëmarrja në këtë ngjarje paraqet një mundësi për forcimin e kontakteve politike dhe thellimin e bashkëpunimit, mbi bazën e vlerave të përbashkëta demokratike dhe marrëdhënieve tradicionalisht miqësore.