GazetaMax
Lajme

Durmishi: Nuk e marr seriozisht kërcënimin e Haradinajt për Kurtin, i janë lodhë meshkujt

Edhe zëvendësministri i Infrastrukturës Hysen Durmishi është përfshirë në debatin e veteranëve.
Durmishi ka minimizuar kërcënimin që Ramush Haradinaj i ka bërë mbrëmë Albin Kurtit në lidhje me pagën e veteranëve.
“Unë nuk e marr seriozisht këtë kërcënimin e Haradinajt pasi këtij i janë lodhur meshkujt”, ka deklaruar Durmishi me ironi në “Debat Plus”.
Ai thotë se ligji i veteranëve ka shumë të meta dhe duhet rishqyrtuar.
“Ne e dimë se UÇK-ja është themeluar zyrtarisht në vitin 1994. Ligji parasheh benificionet vetëm për tri vite. Shembull komandant Mjekra ishte pjesë e UÇK-së por ai është vrarë në Preshevë dhe si i tillë nuk konsiderohet dëshmorë me ligjin e Kosovës. Njëjtë vlen edhe për Tahir Sinanin që u vra në Maqedoni”, tha ai.
Durmishi i cili vet është veteran i UÇK-së thotë se asnjë subjekt politik në Kosovë nuk ka më shumë veteranë të UÇK-së se Lëvizja Vetëvendosje.
“Gjysma e Kosovës është me vetëvendosjen dhe rrjedhimisht kemi shumë veteranë. Kemi veteranë të luftës në struktura udhëheqëse të LVV-së. Në AAK ka veteranë në struktura, derisa në PDK më nuk ka”.
Ai thotë se nuk është në rregull të akuzohet Vetëvendosje për politika kundër veteranëve të UÇK-së.

Related posts

Rruga VK “Novo sellë” e mbyllur për shkak të fatkeqësisë në trafik

Gazeta Max

Aleanca ushtarake, reagon ministri shqiptar: Serbia po ndjek një politikë të karriges boshe, e kotë çdo narrativë viktimizuese

Gazeta Max

Arsovska: Politika ka dorë edhe te protestat e autobusëve

Gazeta Max