GazetaMax
Lajme

Dy vite nga procesi gjyqësor ndaj Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit, Ahmeti: Drejtësia dhe lufta e pastër e UÇK do të triumfojë

Shkup, 5 Nëntor – Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti me rastin e dy vjetorit të fillimit të procesit gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Rexhep Selimit, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit ka shkruar se është një betejë juridike e bazuar në trillime dhe të pavërteta.

Jam thellësisht i bindur se drejtësia do të triumfojë edhe kësaj rradhe, do të dëshmohet në çdo argument pafajësia e krerëve të UÇK-së dhe lufta e pastër e popullit shqiptar, autokton në trojet e veta, ka shkruar më tej Ahmeti.

U bënë sot plot dy vite nga procesi i filluar gjyqësor në Hagë që largoi padrejtësisht nga pragu i shtëpisë së tyre bashkëveprimtarët e mi të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçin, Rexhep Selimin, Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin.

Një betejë juridike e bazuar në trillime dhe të pavërteta, në tendencën djallëzore për të nxirë kauzën e drejtë të lirisë së Kosovës.

Jam thellësisht i bindur se drejtësia do të triumfojë edhe kësaj rradhe, do të dëshmohet në çdo argument pafajësia e krerëve të UÇK-së dhe lufta e pastër e popullit shqiptar, autokton në trojet e veta.

Kërkojmë njëzëri proces të drejtë gjyqësor, rishikimin e Rezolutës 1782 të Dik Martit dhe lirimin sa më të shpejtë të atyre që ishin pjesë e një kauze të pastër, të përkrahur nga mbarë faktori ndërkombëtar.

https://www.facebook.com/photo/?fbid=664135675080558&set=a.465898708237590

Related posts

“Ndal burgimeve politike”/ Blushi lexon mesazhin e Metës para SPAK: Është vrarë besimi tek drejtësia

Gazeta Max

Lëre që nuk kanë paga por të punësuarit që protestojnë morën edhe kallëzim penal nga Qyteti

Gazeta Max

LSDM në Haraçinë dhe ministri Spasovski ndihmojnë banorët me mbi 100 pako ushqimore

Gazeta Max