GazetaMax
Adrenaline

Dybala – Barcelona, Xavi e merr vendim përfundimtar!

“I mbivlerësuar dhe jo funksional”, Xavi ia mbyll dyert yllit argjentinas
Paulo Dybala do të largohet nga Juventusi si lojtar i lirë, por raportet në Spanjë sugjerojnë se trajneri i Barcelonës, Xavi e konsideron atë si “të mbivlerësuar”.
Argjentinasit nuk i është ofruar një kontratë e re në Torino, ndaj do të jetë lojtar i lirë më 1 korrik.

Ai ka qenë i lidhur me shumë klube, duke përfshirë Interin, Napolin, PSG-në, Tottenhamin, Real Madridin, Atletico Madridin dhe Barcelonën.
Megjithatë, gazeta “El Nacional” dhe “La Gazzetta dello Sport” këmbëngulin se Barça nuk do të jetë një opsion për “La Joya”, sepse edhe si lojtar i lirë, trajneri Xavi nuk është i interesuar ta marrë atë.
Mediat katalanase thonë se spanjolli e sheh Dybalan si “të mbivlerësuar dhe jo funksional” për stilin e tij të futbollit në “Camp Nou”.
Barcelona tashmë ka sjellë emra si Ferran Torres, Adama Traore dhe Pierre-Emerick Aubameyang gjatë afatit kalimtar të janarit për të forcuar opsionet e tyre sulmuese.
Deri më tani këtë sezon, Dybala ka kontribuar me 13 gola dhe gjashtë asistime për Juventusin në 29 ndeshje, por si zakonisht, sezoni i tij është prekur gjithashtu nga probleme të përsëritura të lëndimeve.

Related posts

Bayern – Lewandowski, ja çka pritet të ndodh sot

Gazetamax.mk

Bayern Munchen vjen me dy transferime të mëdha

Gazetamax.mk

Koeman zyrtarizohet të kombëtarja e madhe Evropiane

Gazetamax.mk