GazetaMax
SPORT

Dybala po transferohet te rivali i madh i Juventusit

Interi i interesuar për Dybalan.
Interi ka shfaqur interes për lojtarin e Juventusit, Paolo Dybala.
Në bazë të medieve italiane, lojtari ka shumë gjasa të përfundojë te “nerazzurët”, pasi nuk do të vazhdojë më me “Zonjën e Vjetër”.
Lojtarit i skadon kontrata këtë verë dhe “bardhezinjtë” nuk janë të gatshëm t’ia ofrojnë marrëveshjen e re argjentinasit, shkruan lajmi.
Sipas FcInterNewsIt, lojtari refuzon të largohet nga Italia dhe e vetmja skuadër e interesuar për të është Interi.
Rikujtojmë se Interi ishte afër ta transferonte lojtarin edhe gjatë merkatove të kaluara, por ishin drejtuesit e klubit nga Torino që nuk lejuan të forcohet rivali i tyre dhe e anuluan transferimin.

Related posts

Kessie arrin marrëveshje me Barcelonën, kjo pritet të jetë paga marramendëse e tij

e-max

​Këtu mund ta ndiqni LIVE shortin për Euro 2024

e-max

Humbën nga Maqedonia, lojëtari italian ka një lutje: Mos ofendoni

e-max