GazetaMax
SPORT

Kessie arrin marrëveshje me Barcelonën, kjo pritet të jetë paga marramendëse e tij

Franck Kessie mund të llogaritet lojtar i Barcelonës.
Ai pritet t’i bashkohet klubit katalonas në afatin e verë, pasio tashmë ka arritur marrëveshje me Barçën.
Sipas Sky Sport, Kessie ka kryer edhe testet mjekësore dhe pritet vetëm zyrtarizimi i tij, përcjell ORAinfo.
Sipas Sky, Kessie tashmë ka nënshkruar një marrëveshje katërvjeçare me klubin e La Liga-s dhe ka kryer ekzaminimet e tij mjekësore ditët e fundit në Lugano të Zvicrës.
25 vjeçari do të largohet nga Milan si një transferim i lirë dhe do të angazhohet për një marrëveshje me Barçën deri në vitin 2026.

Ai do të nënshkruajë kontratë me vlerë 7 milionë euro neto në vit, që është 2 milionë euro më shumë në sezon se sa ishin të gatshëm t’i ofronin drejtuesit e Milanit, dhe 25-vjeçari do të transferohet te Barcelona në fund të sezonit, duke i dhënë kështu fund periudhës së tij në Milano pas pesë vitesh.
Ishte vera e vitit 2017 kur kuqezinjtë e blenë atë nga Atalanta përmes një formule huazimi dy vjeçare me detyrimin për ta blerë.
Kessié deri më tani ka bërë 214 paraqitje për Milanin me 36 gola dhe 16 asistime, por një aventurë e re na vjen në mendje. /ORAinfo/

Related posts

Milan-Bolonja, befasi në formacionet zyrtare

e-max

Komunikatë zyrtare e Shkëndijës : STOP urrejtjes dhe skenave të pahijshme

e-max

Arsenal s’ka bërë ofertë për Pedro Neto

e-max