Dyvjeçar nga Kumanova helmohet me tiner, dërgohet për trajtim në Shkup
Një fëmijë dyvjeçar nga Kumanova është helmuar pasi ka konsumuar tiner (tretës për bojë), informon tvfesta.mk Sipas Sektorit për Punë të Brendshme (SPB) Kumanovë, rasti është raportuar dje rreth orës 14:00 nga Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës, pasi fëmija ishte dërguar aty me simptoma të helmimit. Pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore, fëmija është transferuar në Kompleksin e Klinikave "Nënë Tereza" në Shkup për trajtim të mëtejshëm. Nga policia njoftojnë se po ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti./tvfesta.mk