GazetaMax
Ballina

E rëndë në Greqi, nëna arrestohet nga Policia, dyshohet se ka vrarë 3 vajzat e saj. Substanca që u gjet në organizmin e 9-vjeçares

Mbrëmjen e djeshme Policia në Greqi ka arrestuar një nënë 33-vjeçare (shtetase greke), pasi dyshohet se ka vrarë vajzën e saj 9-vjeçare, Georgina.

Ajo është marrë nga policia në Patra në drejtim të Athinës dhe është derguar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në Athinë dhe po mbahet ne katin e 11-të.

Arrestimi i saj eshte bërë në prani të një numri të madh policësh dhe ne prani të një numri të madh njerëzish. Për një kohë të gjatë çdo ditë ka qenë në vëmëndje të opinionit publik dhe ate mediatik. Emisione te veçanta kanë trajtuar këtë ngjarrje duke nxjerrë në sipërfaqe disa fakte të reja.

Bëhet fjalë për historinë e frikshme që diskutohet dy muajt e fundit në vend dhe ka shokuar opinionin publik, të një familjeje në Patra së cilës i kanë vdekur brenda një periudhe kohore të shkurtër prej dy vite e gjysmë, tre vajza, përkatësisht 6 muaj, 3,5 vjeç dhe 9 vjeç.

Për disa javë organet e hetuesisë dhe ato mjekësore kanë kryer hetimet përkatëse ,pasi kishte dyshime për mënyrën se si një familje mund të humbë tre fëmijë kaq shpejt, ndërsa prindërit, sidomos nëna e fëmijëve, ka mbrojtur tezën se ato kanë pasur probleme shëndetësore.

Si u zbulua vrasja

Këto zhvillime pasuan medikamentin ketaminë, i cili u zbulua në testet toksikologjike të Georgina, të cilat nuk ishin përfshirë në mjekimin e saj. Është një ilaç i ndaluar që nuk përdoret tek njerëzit por përdoret vetëm të kafshët, një ilaç që nuk gjendet ne treg.

Sipas informacioneve të mediave vendase, kjo lëndë helmuese është gjetur në një sasi shumë të madhe që ka shkaktuar edemë pulmonare tek vajza e fundit e familjes nga Patras e cila humbi jetën.

Autoritet e policisë pas një punë të madhe disa mujore morën dëshmi nga mjekët e spitalit, të cilët thanë se nuk e kishin administruar këtë substancë në vajzën e saj Georgina dhe as ndonjë preparat që e përmbante atë. Kështu, dyshimet u kthyen te nëna e vajzes së vdekur.

Substanca ketaminë e gjetur në gjakun e vajzës Georgina ka bërë që autoritet të nisin hetimet dhe më pas zhvillimet që sollën deri ne arrestimin e nënës në Patra. Në mbyllje psikologet thonë se ajo nuk vuan nga ndonjë sëmundje mendore, se asnjë nga njerëzit që vuajnë me sëmundje të tilla mund te japë intervista ne media.

Related posts

Studimi zbulon efektin anësor të pazakontë të paracetamolit që vë në pikëpyetje shitjen pa recetë

Gazetamax.mk

Osmani: Lehtësimi i jetës së njerëzve është prioritet në kryesimin tonë me OSBE-në

Gazetamax.mk

Humbni peshë pa mbajtur dietë, duke kombinuar këto ushqime

Gazetamax.mk