GazetaMax
Lajme

E shpëtoi derisa e rrihnin 20 huligan, shqiptari bëhet hero në Zvicër

Bern, 20 Shtator – Një shqiptar nga Maqedonia e Veriut është bërë hero në Zvicër.

31-vjeçari, A.A arriti ta shpëtonte një person derisa ishte duke u rrahur nga 20 huliganë.

Ngjarja ndodhi rreth mesnatës së 3 shtatorit në Wintherthur.

Shqiptari ishte duke e pritur autobusin dhe në momentin kritik kishte ndërhyrë duke i përzënë huliganët.

Huliganët përpos që e kishin rrahur viktimën po ashtu ia kishin vënë flakën.

Ai ndërhyri duke e mbuluar me xhaketën e tij viktimën dhe kështu kishte arritur ta shuante flakën që e kishte kapluar.

31-vjeçari deklaroi për mediat zvicerane se ishte i shokuar nga ngjarja.

“Nuk e prisja një krim të tillë këtu” – tha ai.

Ish-ushtaraku ishte për vizitë tek familja e tij në Zvicër.

Viktima ishte dërguar në spital me djegie dhe mavijosje.

Related posts

MPB dhe KSHPK do të bashkëpunojnë për të dhënat personale dhe pasurisë së qytetarëve

Gazeta Max

Osmani: Hetimi në tragjedinë e Koçanit është selektiv, Kreshnik Bekteshi nuk ka faj

Gazeta Max

Gjatë natës së Vitit të Ri kanë lindur katër foshnje

Gazeta Max