GazetaMax
Lajme

E tmerrshme: Një vajzë 14-vjeçare dyshohet se u drogua dhe u dhunua nga pesë persona në Prishtinë

Një ngjarje e trishtë dyshohet të ketë ndodhur mëngjesin e djeshëm në një objekt në rrugën “Tirana” në Prishtinë. Disa persona dyshohet se e kanë dhunuar një vajzë të mitur dhe për rastin tashmë ka nisur hetimet Policia dhe Prokuroria, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar detajet e këtij rasti të tmerrshëm për të cilin Policia është vënë në dijeni gjatë ditës.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se viktima është një vajzë e moshës 14-vjeçare, e cila ka rrëfyer në Polici se rasti ka ndodhur të shtunën pas mesnate në një objekt në ndërtim e sipër.

Sipas informacioneve të para që posedon Sinjali, bëhet fjalë për pesë persona, që dyshohen se kanë abuzuar seksualisht me viktimën e të cilët akoma nuk janë identifikuar.

Related posts

Pas 26 pranverash në pritje e ankth të familjeve, 11 të zhdukur gjatë luftës janë gjetur dhe identifikuar në varrezën masive në Bishtazhin

Gazeta Max

Për ta shmangur stagflacionin, duhet të injektohen para në ekonomi pavarësisht deficitit

Gazeta Max

Mbyllet afati i aplikimeve, ja kush janë kandidatët për drejtorin e ri të RTSH-së

Gazeta Max