GazetaMax
Lajme

E vërteta e rrugës “Ismail Kadare”, ose siç e quajnë qytetarët “Nutella”

Portali indeks.mk ju sjell detaje të reja, të zbuluara në mënyrë ekskluzive për rrugën, “Ismail Kadare”, e cila ditë më parë, tërhoqi vëmendjen opinionit, jo vetëm të Çairit por në gjithë vendin dhe më gjërë.

Indeks.mk ishte media e parë që publikoi pamjet e këtij “tmerri” e qytetarët thanë se kryetari i Komunës, Visar Ganiu i kanë harruar ata dhe se ky projekt është stërzgjatur.
Qytetarët në denoncimin e tyre thanë se Ganiu u ka premtuar që projekti do të kryhet për tre muaj, por siç thanë nga ajo kohë ka kaluar më shumë se tetë muaj dhe thanë se komuna nuk ka ndërmarrë asnjë masë.

Duke u përpjekur të shfajësohet kryetari i komunës, Visar Ganiu, fajin e hodhi tek Qeveria. Duke thënë se ishte kjo e fundit që kontraktoi kompaninë për ndërtimin e rrugës.
Megjithatë, e vërteta rreth rrugës “Ismail Kadare” është si në vijim.

Burime të sigurta të indeks.mk pranë Komunës, konfirmojnë se Rruga “Ismail Kadare” nuk ka qenë e përfshirë në projektin e TAV.

Gjithashtu, burimet tona thonë se kompania “Eurovia”, me kërkesë të komunës për donacion, ka realizuar rrjet të gjatë prej 200 metra kanalizim duke bërë edhe kyçje të gjitha shtëpive në këtë rrjet me mjete të kompanisë private.

Informacionet tona thonë se kompania “Eurovia”, ka përfunduar punimet për rreth 20 ditë, duke pasur parasysh rrugët e ngushta dhe vështirësitë në realizim.
Komuna Çair është zotuar se do ta realizojë asfaltimin e rrugës që mban emrin e të madhit, Ismail Kadare e që fatkeqësisht tash më shumë njihet si rruga “Nutela”.

Related posts

Këshilli i PP i propozon Abazin dhe Rajevskan anëtarë të KD të Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë

Gazetamax.mk

Konferencë “Të rinjtë i festojnë informatorët”

Gazetamax.mk

Kovaçevski: Në ndryshimet kushtetuese të marrin pjesë të gjitha partitë politike

Gazetamax.mk