GazetaMax
Lajme

Edhe një ekspert i bashkohet radhëve të Aleancës për Shqiptarët

Gostivar, 27 tetor – Aleanca për Shqiptarët njoftoi se edhe një ekspert i bashkohet radhëve të tyre.

“Jemi të nderuar që prej sot ekipit të Kryetarit, Arben Taravari, i bashkangjitet edhe një ekspert, Blerant Ramadani, doktorant në Fakultetin e Elektroteknikës dhe Teknologjisë Informatike pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodij” – Shkup.

Blerant Ramadani është ekspert i fushës së energjisë së rinovueshme ku dhe ka publikuar hulumtime shkencore reth temës. Ai ka marrë pjesë në konferenca të ndryshme ndërkombëtare dhe në vend, si dhe ka menaxhuar projekte në fushën e energjetikës. Poashtu ka marrë pjesë në projekt të NATO-s për detektimin e dronëve, gjithashtu me ekipen e tij ka marrë çmim në garat e NASA Space Apps.

Bleranti ka marrë pjesë ne forumin e 11-të Botërorë të Demokracisë në Strasbug dhe pjesëmarës në trajnime të ndryshme me karakter ndërkombetar. Është shpallur nxënës i gjeneratës në Shkollën e mesme Zef Lush Marku- në Shkup. Për momentin Bleranti është asistent në Fakultetin e shkencave teknike në UNT-Shkup. Blerant Ramadani vjen nga Kondova, Komuna e Sarajit, është i martuar dhe prind i dy vajzave”, njoftoi Aleanca për Shqiptarët.

https://www.facebook.com/arbentaravari.mk/posts/pfbid02ybM9SKF4HaWvohMAFYaDqBLBRKJSoo9xwH3gfeSUfw7fC4BeykR5LTmTa8T4Yua8l

Related posts

Kallëzim penal kundër nëpunësve të policisë për malltretim gjatë kryerës së detyrës

Gazeta Max

Kovaçevski: Qytetarët duhet të jenë të qetë edhe në aspekt të sigurisë edhe atë ekonomik

Gazeta Max

“E Majta” përgatitë kërkesë të re për referendum, nëse Xhaferi përsëri refuzon, shkohet në bllokadë totale

Gazeta Max