GazetaMax
Lajme

Edhe një shtetase e Maqedonisë ka marë lëndime pas shpërthimi në Taksim të Stambollit

Shkup, 14 nëntor – Nga Ministria e Punëve të Jashtme njoftojnë se pas shpërthimit të djeshëm në Stamboll nëpërmjet Konsullatës së Përgjithshme në Stamboll dhe Ambasadës në Ankara, është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet kompetente të Turqisë, dhe me shtetasit tanë të interesuar. Nga MPJ thonë se një shtetase ka marrë lëndime nga turma pas shpërthimit, ndërsa e njëjta tashmë është kthyer në Maqedoni.

“Na lejoni t’ju informojmë se edhe pas 24 orësh pas incidentit, përfaqësitë tona ende nuk kanë marrë informacione për shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut të dëmtuar drejtpërdrejtë; Ndërkohë, një shtetase e jonë, e cila ndodhej afër incidentit, në Konsullatën tonë ka raportuar se në mënyrë indirekte ka marrë lëndime të lehta të shkaktuara nga shtytja që ka ndodhur teksa njerëzit po largoheshin nga vendi i eksplodimit. Ju njoftojmë se pa probleme më të mëdha, ajo tashmë është kthyer në vend”

Related posts

Fakiq: Të shkarkohen ministrat dhe drejtorët e institucioneve që nuk i kanë kryer obligimet

Gazeta Max

Shoferët privatë kërkojnë takim me Arsovskën, do të qëndrojnë në rrugë gjatë gjithë orarit të punës

Gazeta Max

Në Toksikologji janë pranuar 22 pacientë të dehur

Gazeta Max