GazetaMax
Ballina

Edhe teprimi me vitamina – dëmton

Ekspertët konsiderojnë që blerja e vitaminave si shtesë në ushqime te shumica e njerëzve është tërësisht e panevojshme. Vitaminat e tepërta trupi nuk i ruan si rezervë, por i nxjerrë përmes urinës.

Megjithatë, njerëzit pavarësisht kësaj, shpenzojnë shuma të mëdha parash në shtesat e ushqimit, duke përfshirë vitaminat dhe shtesat bimore. Sigurisht që ka përjashtime, për shembull femrat shtatzënë dhe ato me probleme shëndetësore, të cilat duhen të konsumojnë shtesa që organizmi i tyre të funksionojë në mënyrë normale.

Sido që të jetë, ekspertët theksojnë që duhet te kemi kujdes në konsumimin e vitaminave. Nuk është mirë t’i marrim shumë pak, por njëlloj kështu nuk është mirë t’i marrim as shumë. Po ashtu, ekzistojnë vitamina, të cilat nëse merren në sasi të tepruara, munden edhe të dëmtojnë.

Edhe teprimi me vitamina - dëmton

Vitamina E

Vitamina E në mënyrë natyrale gjendet në disa ushqime, ndërsa në dispozicion është edhe si shtesë e ushqimit. Vitamina E është emri i përbashkët për grupin e yndyrave të tretshme me veçori antioksidante dhe antiinflamatore. I takon familjes së alfa-tokoferoleve, e cila është forma më aktive i vitaminës A tek njerëzit. Përveç (alfa) tokoferolit, ekzistojnë edhe b (beta), g (gama) dhe d (delta) tokoferolet. Megjithatë, ato nuk janë aq aktive siç është alfa-tokoferoli.

Konsumimi i tepërt i vitaminës E mund të shkaktojë disa efekte anësore siç janë diarreja, fryrja, dhimbja e kokës, të ndjerit dobët, lodhja dhe shikimi i mjegulluar. Marrja e sasive të mëdha të vitaminës E do të rrisë nivelin e alfa-tokoferoleve, çka mund të shkaktojë ndërprerjen e koagulimit të gjakut, dhe kështu edhe gjakrrjedhjen. Rreziku është edhe më i madh te personat që marrin ilaçe që hollojnë gjakun, siç është aspirina.

Ekspertët theksojnë që vitamina E duhet të konsumohet vetëm përmes ushqimit, sepse në shtesa gjendet doza e lartë e vitaminës E, çka mund të dëmtojë shëndetin, veçanërisht nëse merret pa konsultimin e rregullt me mjekun.

Megjithatë, mos harroni që vitamina E luan rol kyç në punën e sistemit të imunitetit, prandaj konsumojeni rregullisht përmes ushqimit. Hani embrionet e grurit, perimet e gjelbra me gjethe, frutat arrore, frutat e malit, vezët dhe avokadon.

Vitamina A

Disa hulumtime kanë treguar që doza e tepruar e vitaminës A mund të rrisë rrezikun e krijimit të osteoporozës dhe të thyerjeve, veçanërisht te njerëzit më të vjetër. Forma më aktive e vitaminës A është retinoli, të cilin e lidhin me rrezikun e shtuar nga thyerjet. Retinoli mund të pengojë veprimin e vitaminës D, e cila lehtëson absorbimin e kalciumit.

Nuk është i tretshëm në ujë, prandaj konsumimi afatgjatë i sasive të mëdha të vitaminës A mund të shkaktojë efekte anësore serioze, duke përfshirë edhe lodhjen, nervozizmin, vështirësitë mentale, anoreksinë, të përzierat, djersitjen e tepërt, ethet dhe ngjashëm.

Te periudha e shtatzënisë dhe të ushqyerit e foshnjave me gji, konsumimi i rritur i vitaminës A mund të shkaktojë defekte të lindjes te fëmija. Te alkoolistët, niveli shumë i lartë i vitaminës A ka efekt të dëmshëm veçanërisht në mëlçi. Personat që kanë probleme me kolesterinën e lartë po ashtu nuk duhet ta teprojnë me konsumimin e vitaminës A. Njerëzit që kanë probleme me shëndetin e mëlçisë çdo ditë duhet të këshillohen me mjekun rreth konsumimit të vitaminës A, sepse ajo mundet edhe më shumë ta dëmtojë shëndetin e mëlçisë.

Vitaminën A konsumojeni në sasi normale, sepse është e nevojshme për shikim, rritje, shëndetin reproduktiv, rritjen e qelizave dhe sistemin e shëndetshëm të imunitetit, ndërsa do ta gjeni në ushqimet siç janë karota, spinaqi, dardha, molla, peshku i detit,vezët, produktet e qumështit dhe ngjashëm.

Skin-Rashes-Due-To-Vitamin-B-Overdose

Vitamina C

Vitamina C është e shkëlqyeshme në luftën kundër infeksioneve. Forma natyrale e vitaminës C, e cila konsumohet përmes ushqimit do t’i kontribuojë në mënyrë të shkëlqyeshme sistemit të imunitetit, ndërsa vitamina C në formë të shtesave nuk ka treguar rezultate aq të mira.

Për dallim nga vitamina A, vitamina C tretet ne ujë, çka do të thotë që nëse merret më shumë se sa i duhet trupit, do të nxirret përmes urinës dhe nuk do të bëjë ndonjë dëm të madh. Megjithatë, ka efekte anësore si diarreja, ngërçet në bark dhe të përzierat. Disa hulumtime kanë treguar që sasia shumë e madhe e vitaminës C mund të shkaktojë pagjumësi, dhimbje të kokës dhe të rrisë rrezikun e formimit të gurëve në veshka.

Po ashtu, nëse merrni ilaçe të tjera, këshillohuni me mjekun për sasinë e vitaminës C të cilën guxoni ta konsumoni. Shpesh vjen deri te ndërveprimi i vitaminës C dhe ilaçeve siç është aspirina. Femrat shtatzënë ose personat që vuajnë nga artriti urik (gihti), sëmundja e mëlçisë, veshkat ose sëmundjet e tjera kronike, gjithsesi duhet të konsultohen me mjekun.

Related posts

Koncerti “Diaspora në vendlindje” kënaq shqiptarët por mungon Kryeministri i Malit të Zi

Gazetamax.mk

Osmani: Në seancën e Qeverisë do të propozoj tërheqjen nga iniciativa Ballkani i Hapur

Gazetamax.mk

Jo alkool për t’ju marrë gjumi

Gazetamax.mk