GazetaMax
Lajme

Hyrja në qeveri, ASH-ja sot mbledh kryesinë qendrore

Shkup, 9 shkurt – Aleanca për Shqiptarët ka njoftuar se sot do të mblidhet Kryesia Qendrore e kësaj partie. Nuk bëhet e ditur tema për të cilët mblidhet Kryesia në Tetovë, por pritet të diskutohet për hyrjen e tyre në Qeveri.

Ndërkohë tashmë janë zbuluar edhe resorët të cilët do t’i takojnë ASH-së. Shumica prej tyre janë dikastere që udhëhiqen nga Alternativa.

Për këtë, qarkulluan edhe informacione për largimin e Alternativës nga Qeveria, e nga kjo parti thanë se “është skenar i pritshëm”.

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari dje deklaro se hyrja e tyre në Qeveri “bëhet për t’i lëvizur disa punë përpara”.

“E kam përshtypjen se Kovaçevski e sheh se kemi nijetin e pastër. I kemi qëllimet e pastra. Duam të tregojmë njëfarë diference këto 10 apo 12 muaj që kanë mbetur se mund t’i lëvizim disa punë”.

“Unë shpesh referohen në atë se në 2017-tën kishim shumë kritika kur hymë në Qeveri. Askush se besonte se për 3-4 muaj do ta bëjmë diferencën me Ministrinë e Shëndetësisë dhe përsëri mendoj se me kuadrot tona kemi shansin që këtë vit t’i bëjmë disa lëvizje dhe jam i vetëdijshëm që nuk mund të bëjmë ndryshime të mëdha për 1 vit por as për një mandat, por përsëri lëvizjet e para pozitive popullata din t’i vlerësojë. Hyjmë në Qeveri për t’i lëvizur disa punë përpara”, u shpreh Taravari.

Related posts

Shtohen sulmet ndaj stafit shëndetësor në Kosovë

Gazetamax.mk

Mbledhja Vjetore e Këshillit Koordinues të Diasporës: Perspektiva dhe bilanci i një mandati të vështirë

Gazetamax.mk

Zëvendëskryeministri Mariçiq merr pjesë në Forumin EUSAIR në Tiranë

Gazetamax.mk