GazetaMax
Galileo

Ekosistemi i pajisjeve Galaxy ofron produktivitet edhe më të madh

Pajisjet e zgjuara në duart tona kanë fuqinë jo vetëm të na japin zgjidhje të zgjuara, praktike, por edhe te na ndryshojnë përditshmërine. Këtë verë, Samsung prezantoi pajisje të reja të palosshme dhe aksesorë të rinj, të cilët kanë bërë mjaft ndikim. Galaxy Z Fold6, Galaxy Z Flip6, së bashku me gjeneratën e tretë të kufjeve Galaxy Buds dhe orën e zgjuar Galaxy Watch7 dhe Galaxy Watch Ultra janë të fuqizuara nga inteligjenca artificiale dhe të bashkuara së bashku do ndryshojnë mënyrën si punoni, luani, qëndroni të informuar dhe argëtoheni Galaxy Z Fold6 dhe Z Flip6 janë padyshim pajisjet që do u japin përgjigje të gjitha pyetjeve tuaja. Me një intuitë të lartë ndërveprimi falë inteligjencës artificiale, kreativitet dhe produktivitet të pametë, këto pajisje do të ndrshojnë përditshmërine tuaj.

Galaxy Z Flip6: Krijimi i përvojave unike, të personalizuara për ju

Galaxy Z Flip6 nuk është thjesht i optimizuar për t’u marrë kudo me vete më lehtë, por ofron një sërë veçorish të reja personalizimi dhe kreativiteti, në mënyrë që të mund të shfrytëzoni sa më shumë çdo moment. Super AMOLED FlexWindow 18 3.4 inç është përmirësuar përsëri, duke mundësuar funksione të asistuara nga AI pa pasur nevojë as të hapni pajisjen. Dhe për ato komunikime në lëvizje, ju mund t’u përgjigjeni teksteve me Suggested Replies që analizohen nga mesazhet tuaja më të fundit, për t’ju sugjeruar një përgjigje të përshtatshme. Me Galaxy AI, mund të përfitoni sa më shumë nga pajisja juaj me madhësi sa xhepi dhe shumë nga këto veçori të përshtatshme ekzistojnë në FlexWindow. FlexWindow ofron akses në përditësimet dhe njoftimet e Samsung Health dhe gjithashtu ju lejon të zgjidhni këngën tjetër që dëshironi të dëgjoni në aplikacionin tuaj muzikor.

Image

Foto nga vendi i ngjarjes

Plus, FlexWindow ofron më shumë miniaplikacione se kurrë, dhe ju lejon të kontrolloni informacione nga shumë miniaplikacione në të njëjtën kohë. Sensorët e rinj 50 MP të gjerë dhe 12 MP ultra të gjerë ofrojnë një përvojë të përmirësuar të kamerës me detaje me të qarta në foto. Sensori i ri 50 MP mbështet zmadhimin optik 2x për fotot e pameta, ndërsa ofron zoom-in me inteligjence artificiale për një përvojë të avancuar fotografimi me zmadhim deri në 10x. Dhe për të gjitha festat tuaja natën apo çdo event nën dritën e hënës Nightography, e përmirësuar me video HDR ju lejon të kapni videot më të shkëlqyera edhe në ndriçim të zbehtë.

Nga shkrepja te redaktimi, ProVisual Engine i fuqizuar me AI e çon kreativitetin tuaj në nivelin tjetër. Përvoja e avancuar e redaktimit me Photo Assist në ekranin e madh ndihmon për të krijuar pa mundim përmbajtje të nivelit profesional. E përsa i përket komunikimit, seria Galaxy Buds3 sjell një përvojë krejt të re komunikimi. Ju mund të aktivizoni Interpreter në modalitetin Listening në Galaxy Z Fold6 ose Flip6 me serinë Galaxy Buds3 apo thjesht duke thënë dy fjalë përmes Voice Command ju lejon të kontrolloni funksione si nisja ose ndalimi i muzikës pa prekur manualisht kufjet ose një smartphone të lidhur. Tingulli gjithashtu mund të optimizohet në mënyrë inteligjente, pavarësisht se si i mbani Galaxy Buds. Pas një dite plot produktivitet dhe krijimtari, le të fokusohemi në mirëqenien tonë dhe mos t’i zakonet e këqija të ndikojnë në mirëqenien tonë. Portofoli i zgjeruar i aksesorëve të Samsung zhbllokon përvoja inteligjente shëndetësore për të gjithë me Samsung Galaxy Watch7 dhe Galaxy Watch Ultra. Këto pajisje të reja të fuqizuara nga Galaxy AI për të përmirësuar monitorimin e shëndetit ofrojnë njohuri të personalizuara dhe përvoja të përshtatura shëndetësore që ju japin një kuptim më gjithëpërfshirës të vetes.

Image

Foto nga vendi i ngjarjes

Galaxy Watch7 ju motivon të krijoni zakone më të shëndetshme me më shumë mënyra për të mbështetur mirëqenien e përditshme dhe dite më të shëndetshme. Ju mund të gjurmoni me saktësi mbi 100 lloje stërvitjesh dhe të ndërtoni rutina të qëndrueshme duke kombinuar ushtrime të ndryshme me rutinën e stërvitjes suaj për të arritur qëllimet tuaja dhe në ditët më të ftohta kur motivimi është i ulët.

Aftësitë premium të ndërtuara për qëndrueshmëri ekstreme ju mundësojnë të kaloni kufijtë dhe të shkoni më tej me një kornizë Titanium Grade 4 dhe rezistencë ndaj ujit 10ATM. Për më tepër, Galaxy Watch Ultra operon në një gamë më të gjerë lartësish, nga 500 metra nën nivelin e detit deri në 9000 metra lartësi për të gjurmuar përvojat e avancuara të fitnesit si noti në det deri tek çiklizmi në mjedise ekstreme. Galaxy Watch Ultra ofron gjithashtu Personalized HR Zone , në mënyrë që të mund të stërviteni në nivele optimale të intensitetit bazuar në aftësitë tuaja fizike.Me një buton të shpejtë të shtuar së fundmi, mund të nisni dhe kontrolloni menjëherë stërvitjet dhe të hartoni funksione të tjera për t’iu përshtatur nevojave tuaja.

Image

Foto nga vendi i ngjarjes

Burimi: botasot.info

Related posts

Industria automobilistike është plot me vetura të çuditshme, por ky Mustang është më i çuditshmi që keni parë

Gazetamax.mk

Automattic blen WPAI, një kompani që ndërton zgjidhje AI për WordPress

Gazetamax.mk

Shtetet e Bashkuara vendosin sanksione të reja ndaj Kinës në prodhimin e çipeve

Gazetamax.mk