GazetaMax
Lajme

Ekskluzive/ Deklarata e samitit të BE-së në Tiranë

Tiranë, 5 Dhjetor – Tv Kombëtar Klan News ka zbardhur në detaje deklaratën që do të miratohet nga liderët në Tiranë në samitin e BE-së me shtetet ballkanike. Në tekst thuhet se mesazhi kryesor i samitit në Tiranë është kërkesa për integrimin gradual të rajonit.

Fakti që për herë të parë samiti me Ballkanin Perëndimor po zhvillohet në Tiranë, thuhet në deklaratë, konsiderohet një simbol i “partneritetit të forcuar të BE-së dhe rajonit në kohën e agresionit rus kundër Ukrainës”. Deklarata e përbashkët e përfshin integrimin e rajonit me tregun e përbashkët të BE-së.

“Ne mbështesin idenë e integrimit gradual të rajoni në BE. Theksi i bisedimeve në Tiranë do të jetë në sigurimin e solidaritetit mes nesh, i cili shkon në dy drejtime. Ne do të ritheksojmë rëndësinë e harmonizimit me masat e përbashkëta në kushtet e agresionit ndaj Ukrainës, duke përfshirë sanksionet ndaj Rusisë. Ne duam që të gjejmë mënyra të ndryshme për të zbutur pasojat ekonomike të agresionit rus. kundër Ukrainës”.

Në deklaratën e samitit thuhet se liderët e BE-së shpallin ndihmë financiare në vlerë prej 1 miliard euro grante dhe 2.5 miliardë investime potenciale për sektorin energjetik të rajonit.

500 milionë Euro do të shkojnë drejtpërsëdrejti si ndihmë emergjente për familjet dhe bizneset e vogla, ndërsa pjesa tjetër, 500 milionë Euro do të jenë mbështetje e pakthyeshme për pavarësinë energjetike, tranzicionin në përmirësimin e infrastrukturës së gazit dhe energjisë elektrike.

Në samit do të nënshkruhet një deklaratë e përbashkët e operatorëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor për uljen graduale të çmimeve të ‘roaming’, duke filluar nga viti 2023, me synimin për të hequr plotësisht kostot për ballkanasit.

Deklarata do të komentohet për shtyp pas nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit për Roaming nga Olivér Várhelyi, Komisioner Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Belinda Balluku, Zëvendëskryeministre dhe Ministre për Infrastrukturën dhe Energjinë dhe nga Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

Si shembuj të integrimit gradual të rajonit në BE, përmendet marrëveshja për një platformë të përbashkët për blerjen e produkteve energjetike.

Related posts

Osmani: Dialogu, rruga e zbutjes së tensioneve mes Shkupit dhe Sofjes

Gazetamax.mk

Dridhjet zgjatën 1 minut, termeti 6.0 shkallë shkundi Bosnjën dhe gjjithë Ballkanin, qytetarët në panikë dalin jashtë shtëpive, pamje nga Beliça (Foto)

Gazetamax.mk

Greva në arsim është pezulluar, nxënësit prej nesër kthehen në shkolla

Gazetamax.mk