GazetaMax
Lajme

Eljesa Neziri: Prindërit e mi mësuan në Medresenë Isa Beu, e sot ëndrra e tyre u bë realitet

Drejtori i Entit Shtetëror të Pronësisë Industriale dhe anëtar i koalicionit VLEN, Eljesa Neziri, ka reaguar pas miratimit të Ligjit për Institucionet e Arsimit të Mesëm të Bashkësive Fetare, me të cilin Medreseja e Isa Beut zyrtarisht barazohet me të gjitha shkollat e tjera të mesme në vend.

“Sot ndiej krenari dhe emocion të veçantë. Me 80 vota PRO, Kuvendi miratoi Ligjin për Institucionet e Arsimit të Mesëm të Bashkësive Fetare. Nga sot, Medreseja e Isa Beut zyrtarisht njihet si shkollë e barabartë me të gjitha shkollat e tjera të mesme,” shkruan Neziri.

– Advertisement –

Ai këtë vendim e ka cilësuar si arritje të madhe me vlerë personale, duke kujtuar se prindërit e tij kanë mësuar në këtë medrese, ndërsa babai i tij, ish-luftëtar i UÇK-së, nuk jeton më.

“Për mua kjo nuk është thjesht një arritje ligjore, është histori familjare. Në bankat e kësaj medreseje kanë mësuar nëna dhe babai im. Babai, i cili më vonë u bë luftëtar i UÇK-së dhe që sot nuk jeton më, besonte se sakrifica e tij do t’i hapte rrugë një të ardhme më të drejtë për ne. Sot ndjej se ëndrra e tij dhe e shumë brezave po bëhet realitet,” shton ai.

Neziri përmbylli reagimin e tij me mesazhin: “Për këtë po punojmë si VLEN sepse ia VLEN!”

Related posts

Kryeministri Kovaçevski në Samitin për Ballkanin Perëndimor në Berlin

Gazeta Max

Fatura të rrymës në këste, ngrohje me dru, duhet gjetur mënyra për mësim por asesi online për nxënësit

Gazeta Max

Konferencë për promovimin e strategjisë së USAID-it për partneritet me sektorin privat

Gazeta Max