Mbrëmë në Pallaticë u mbajt një tubim madhështor, ku banorët treguan vendosmëri dhe entuziazëm të jashtëzakonshëm për ndryshimin që po vjen në Zhelinë. I pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe kandidati për kryetar komune, Emir Sulejmani, i cili u mirëprit me ovacione dhe zemra plot besim.
Në fjalimin e tij para qytetarëve, Sulejmani tha se Pallatica u bë simbol i fitores që po vjen, duke theksuar se energjia e tubimit dhe bashkimi i qytetarëve janë dëshmi se Zhelina po zgjohet dhe ndryshimi është i pashmangshëm.
“Plot zemra, një zë, një besim! Mikpritje madhështore, frymë e pathyeshme dhe shenja fitoreje në çdo cep! Kjo është Pallatica që s’përkulet, kjo është forca që do ta ndryshojë Zhelinën!”, – u shpreh Sulejmani mes duartrokitjeve të zjarrta.
Tubimi në Pallaticë u karakterizua nga një atmosferë entuziaste, solidaritet mes qytetarëve dhe një bindje e përbashkët se #KohaJonëPoVjen. Sipas Sulejmanit, kjo është vetëm një nga shumë dëshmi se Zhelina është gati për një epokë të re zhvillimi, transparence dhe drejtësie.
Fushata vazhdon me intensitet në të gjitha vendbanimet e komunës, ndërsa #PallaticaNëZemër tashmë është kthyer në një thirrje simbolike për fitoren që afron.
https://www.facebook.com/share/p/1BNix1RQrh/

