Zhelinë, 1 tetor – Në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, kandidati për kryetar të Komunës së Zhelinës nga koalicioni AKI, Emir Sulejmani, mbrëmë së bashku me anëtarët e shtabit komunal zhvilloi një takim të hapur me qytetarët e fshatit Dëbërc.
Bisedat e sinqerta, idetë e vlefshme dhe gatishmëria për të qenë pjesë e ndryshimit shënuan këtë tubim, duke dhënë një mesazh të qartë: banorët e Zhelinës besojnë tek ndryshimi dhe janë gati ta bëjnë realitet.
“Fuqia jonë është bashkimi dhe besimi që kemi tek njëri-tjetri. E ardhmja e Zhelinës fillon këtu, me përkushtimin e secilit prej nesh”, tha mes tjerash Sulejmani gjatë takimit.
Ky takim konfirmoi edhe njëherë se qytetarët e Dëbërcit dhe të gjithë Komunës së Zhelinës janë të vendosur për ta mbështetur vizionin e tij për një të ardhme më të mirë.
https://www.facebook.com/share/p/1BQ5qUatnL/