GazetaMax
Lajme

Emir Sulejmani takon banorët e Pallaticës: Zëri juaj do të jetë udhërrëfyesi ynë

Kandidati për kryetar të Komunës së Zhelinës nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Emir Sulejmani, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me banorët e fshatit Pallaticë, ku dëgjoi nga afër problemet dhe shqetësimet e tyre të përditshme.

Në një atmosferë miqësore dhe bashkëpunuese, u diskutuan çështje kyçe që prekin komunitetin – nga infrastruktura, kujdesi për ambientin, deri te zhvillimi ekonomik lokal. Banorët e shprehën hapur nevojat e tyre, ndërsa Sulejmani i dëgjoi me vëmendje, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë.

“Zëri juaj do të jetë udhërrëfyesi ynë. Bashkë do të ndërtojmë një komunë që i shërben të gjithëve,” u shpreh Emir Sulejmani, duke nënvizuar angazhimin e tij për zhvillim të barabartë të të gjitha vendbanimeve në Komunën e Zhelinës.

Ai theksoi se qeverisja e ardhshme do të bazohet në kontakt të drejtpërdrejtë me qytetarët, duke dëgjuar dhe zbatuar zgjidhje reale dhe konkrete për komunitetin.

Banorët e Pallaticës mirëpritën iniciativën për dialog të hapur dhe u shprehën të gatshëm për të qenë pjesë aktive e një qasjeje të re, që ka për qëllim ndryshimin pozitiv dhe zhvillimin e qëndrueshëm në këtë komunë.

Takime të tilla, sipas Sulejmanit, do të jenë pjesë e pandashme e fushatës dhe e modelit të qeverisjes që ai synon ta sjellë në Zhelinë.

Related posts

Muhamed Elmazi me jehonë të madhe në rrjete sociale – Në vetëm 6 orë, dyfish më shumë se Ramadani i Frontit për 9 ditë

Gazeta Max

Aleanca për Shqiptarët: Ministrit Fatmir Limani i është refuzuar viza për në ShBA, Kasami nuk e komentoi

Gazeta Max

Ganiu ndjek në teren asfaltimin e rrugës në Dizhon 17

Gazeta Max