GazetaMax
Lajme

Emir Sulejmani: Zhelina po zgjohet, banorët e Treboshit dhe Uzurmishtit kërkojnë ndryshim të vërtetë

Në një takim të mbajtur mbrëmjen e sotme në Trebosh dhe Uzurmisht, kandidati i koalicionit Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), Emir Sulejmani, u prit me entuziazëm dhe përkrahje të madhe nga banorët lokalë.

Në një atmosferë të mbushur me energji, ide dhe vendosmëri, qytetarët shprehën qartë kërkesën e tyre për ndryshim të vërtetë, punë të ndershme dhe zhvillim real në çdo lagje të komunës. “Mjaft më me premtime bosh – koha është për ujë të pastër, infrastrukturë moderne dhe mirëqenie për të gjithë,” u theksua gjatë takimit.

Emir Sulejmani falënderoi banorët për mbështetjen e sinqertë dhe besimin e vazhdueshëm:

“Zhelina po zgjohet. Çdo ditë dhe çdo natë, zëri juaj po bëhet më i fortë. Ky është zëri i ndryshimit dhe i shpresës për një të ardhme më të mirë.”

Takimi në Trebosh dhe Uzurmisht konfirmon përkrahjen në rritje që po merr vizioni i tij për një komunë të drejtë, të pastër dhe zhvillimore.

#ZhelinaNdryshon
#KohaJonëPoVjen
#AKI

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid0227CnTQv9oRDNV4szuGBAUgbDD9g29cxcWzKHXGorwkyJhA7xjBMuagCcSWFvMoYRl&id=100090983020244

Related posts

Fëmijët, më të prekur nga viruset

Gazeta Max

Selimi: Mexhiti dhe Bexheti kishin plotësisht të drejtë, ata kanë mbledhur vota për BDI në Shkup

Gazeta Max

Maksuti: Bllokimi i kushtetutës, kërcënim për demokracinë

Gazeta Max