GazetaMax
Lajme

Emri Bajrami emërohet Drejtor i Spitalit “Dr. Ferid Murad” në Gostivar

Me vendim të Ministrit të Shëndetësisë, z. Azir Aliu, nga data 25 korrik 2025, z. Emri Bajrami është emëruar në detyrën e Drejtorit të Spitalit “Dr. Ferid Murad” në Gostivar.

Në një deklaratë publike, z. Bajrami shprehu mirënjohjen për besimin e dhënë dhe theksoi ndjenjën e përgjegjësisë me të cilën e pranon këtë funksion të rëndësishëm. Ai u zotua për një qasje transparente dhe bashkëpunuese në drejtimin e institucionit shëndetësor, me synim përmirësimin e shërbimeve, rritjen e standardeve profesionale dhe forcimin e besimit të qytetarëve.

“Do të punoj me përkushtim dhe përulësi, duke vendosur pacientin në qendër të çdo vendimmarrjeje dhe duke bashkëpunuar ngushtë me stafin mjekësor, administratën dhe komunitetin,” – theksoi ai.

Emërimi i z. Bajrami vjen në një moment të rëndësishëm për Spitalin e Gostivarit, i cili synon të bëhet një model i shërbimit cilësor dhe etik në rajon.

Related posts

KSS e pakënaqur me projektligjet për pagat në sektorin publik, kërkon tërheqjen

Gazeta Max

Aleancat ushtarake në Ballkan: Turqia merr në mbrojtje rajonin dhe Shqipërinë! Zbulohet marrëveshja e luftës

Gazeta Max

Maqedonia do të blejë gaz nga Serbia

Gazeta Max