GazetaMax
Lajme

Enkelejd Alibeaj: Nuk mbështesim Florian Binajn. PD, në paaftësi totale për të patur një kandidat të vetin politik

Opozita shqiptare është bashkuar rreth kandidaturës së aktorit të humorit Florian Binaj për Bashkinë e Tiranës, por duket se jo të gjitha grupimet janë në një mendje. Lëvizja “Djathtas 1912” ka refuzuar të mbështesë emrin e Binajt, duke e cilësuar si të papërshtatshëm për një përfaqësim të pavarur.

Në një intervistë për emisionin “Tema e Ditës” me Arbër Hitajn në RTSH, Enkelejd Alibeaj kritikoi ashpër si kandidaturën e Binajt, ashtu edhe atë të Ogerta Manastirliut nga radhët e mazhorancës. Sipas tij, të dy kandidatët janë pjesë e një loje politike të kontrolluar nga liderët e tyre respektivë.

“As Ramës dhe as Berishës. Si kandidatja e Ramës, Manastirliu ashtu edhe Binaj i Berishës, nuk po them kukulla, por nuk janë kandidatë të cilët nxjerrin një identitet të tyre të pavarur. Janë thjeshtë në një lojë të madhe midis Ramës dhe Berishës, ndaj në këtë rast kjo është e qartë”, u shpreh ai.

Për Alibeajn, Binaj nuk është kandidat i pavarur, por i zgjedhur nga vetë kreu i PD-së, Sali Berisha. Bashkimin e opozitës rreth Binajt, ai e konsideron si “hipokrizi”.

“PD është në paaftësi totale për të patur një kandidat të vetin politik. E paaftë, e dorëzuar. Shiti zgjedhjet te Rama. Është një opozitë e kontrolluar. Ky nuk është bashkimi rreth një kandidaturë, por rreth frikës për t’u përballur me maxhorancës. Frika sepse, rezultati eventual, mesa duket e nuhasin, do të konsiderohej një goditje ndaj qëndrimeve të tyre. Bashkimi ndaj frikës çon në një bashkim hipokrizie. Është kandidat i Berishës, ai i vuri gishtin dhe i tha ‘t’i do të jesh kandidati’”, theksoi ai.

Gjykata Kushtetuese ka pezulluar dekretin e Presidentit Bajram Begaj për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetar bashkie në Bashkinë Tiranë më 9 nëntor. Ky vendim erdhi pas kërkesës së paraqitur nga Erion Veliaj, i cili kërkoi shfuqizimin si të VKM-së për shkarkimin e tij, ashtu edhe të dekretit presidencial për caktimin e datës së zgjedhjeve.

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, KQZ ka njoftuar ndërprerjen e përgatitjeve të procesit zgjedhor në bashkinë e kryeqytetit, ndërsa sqaroi se ky proces do të vijojë normalisht në 5 bashkitë e tjera të vendit.

Related posts

Penov: Kryetarët që dinë të menaxhojnë në kushte krize do t’ia dalin

Gazeta Max

Një sërë ndihmash nga Maqedonia për Turqinë pas tërmeteve katastrofale

Gazeta Max

Mexhiti: Nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohëshme, kemi shumicë stabile

Gazeta Max