GazetaMax
Lajme

Enti për statistika përbrenda nuk ka vetëm numra, ka edhe diskriminim ndaj shqiptarëve!

Shkup, 21 Nëntor – Diskriminimi ndaj shqiptarëve është i njohur në Maqedoninë e Veriut, sado që të ketë krekosje për afirmimin e të drejtave për shqiptarët, ende hasen diskriminime në baza etnike. Më e keqe se kjo është fakti se duke respektuar balancimin, maqedonas të shumtë ndryshojnë etninë për të zënë edhe atë numër të vogël të punësimeve të rezervuar për shqiptarët. Rasti fundit ku dëshmohet padrejtësia e diskriminimi ndaj shqiptarëve është Enti shtetëror i statistikës, ku sipas përqindjes në këtë institucion ka të punësuar vetëm 14%, realitet që bie ndesh edhe me ligjin diskriminues ku shqiptarët identifikohen si 20%. Nga nëntë sektorë të këtij institucioni asnjë prej tyre nuk udhëhiqet nga kuadro shqiptarë, pozita më e lartë e një shqiptari në këtë institucion, është ajo që e bartë, Ilmi Selami, si zëvendës drejtor, por kjo sërish nuk e lehtëson këtë situatë, madje veçse e rëndon, shkruan Zhunal.

Enti shtetëror për statistikë-

Enti shtetëror për statistikë është një organizatë e cila vepron në kuadër të administratës shtetërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Funksionet themelore të institucionit janë: mbledhja, përpunimi dhe disiminimi i të dhënave statistikore për dukuritë demografike, sociale dhe ekonomike në shoqërinë tonë.

Përveç kësaj, Enti shtetëror për statistikë është bartësi dhe koordinatori kryesor i sistemit statistikor në vend. Gjithashtu, ai është institucion përgjegjës për bashkëpunim ndërkombëtarë në fushën e statistikës, si dhe për definimin e metodologjive dhe standardeve statistikore dhe për të siguruar mbrojtjen e të dhënave individuale që grumbullohen nga individët dhe subjekte juridike.

A ka diskriminim etnik në këtë institucion?

Sa i përket këtij institucioni, është dhënë një pasqyrë lidhur me përfaqësimin e shqiptarëve në të dyja nivelet. Enti ka gjithsej 288 të punësuar (+51 me kontratë në vepër), prej tyre vetëm 47 shqiptarë, apo në përqindje i bie 14%. Kompetencat e saja Enti i kryen në 9 Sektor dhe 42 Njësi (prej tyre 8 janë Njësi Rajonale, të shpërndara në gjithë vendin).

Edhe pse, si në nivel të arsimimit po ashtu edhe në bazë të përvojës, ka kuadro shqiptarë që plotësojnë të gjitha kushtet e parapara për pozita udhëheqëse, me keqardhje duhet të konstatojmë se: nga gjithsej 9 sektorë që ka Enti, asnjë sektor nuk udhëhiqet nga kuadro shqiptarë. Nga gjithsej 42 Njësi, asnjë njësi nuk udhëhiqet nga kuadro shqiptarë.

Nga të dhënat e lartpërmendura vijmë në përfundim se edhe në këtë institucion sikurse në shumë institucione të tjera, padrejtësia dhe diskriminimi ndaj shqiptarëve nuk ka të ndalur. Dhe, madje është bërë shprehi e zakonshme dhe normale, që të mos përfaqësohen shqiptarët aty ku duhet.

“Udhëtime zyrtare vetëm nëse je maqedonas”-

Për sa i përket shfrytëzimit të udhëtimeve zyrtare përmes të cilave progresohet dhe avancohet secili i punësuar, por ja që kjo nuk vlen në këtë institucion sepse ngjanë sikurse udhëtimet zyrtare zhvillohen vetëm nga një klasë e caktuar, në këtë rast çuditërisht kanë qëlluar shumica dërrmuese prej tyre maqedonas.

Nga 01 janar 2019 deri më 30 shtator 2019 (për aq sa kemi të dhëna) janë realizuar 115 udhëtime zyrtare, ku gjithsej kanë udhëtuar 177 persona. Prej tyre, për këtë periudhe 10 mujore, kanë udhëtuar vetëm 3 të punësuar shqiptarë apo në përqindje i bie 1.7%.

Nuk ka shpërblim e vlerësim të punës nëse je shqiptarë-

Sa i përket pjesëmarrjes së shqiptarëve nëpër projekte të financuar nga Bashkimi Evropian apo te shpërblimet për “punëtoret më të dalluar të vitit brenda institucionit”, ajo ekskluzivisht shkon për pjesëtarët e bashkëqytetarët maqedonas.

Ndërsa, kur jemi te specializimi i të punësuarve jashtë vendit e që i organizon Enti, përfaqësimi i të punësuarve shqiptarë është në gjendje të mjerueshme, kjo krejt si pasojë e diskriminimit gradual.

Kjo është pasqyra e qartë se në çfarë gjendje është ky institucion shtetëror edhe përkundër faktit se në bazë të regjistrimit të fundit shqiptarët dolën mbi 30%, kjo nuk çon peshë aspak që padrejtësia e diskriminimi të aplikohet ndaj shqiptarëve.

Megjithatë, kur bëhet fjalë për mungesën e shqiptarëve nëpër institucione të ndryshme shpesh herë arsyetohen me mungesë të kuadrove, arsyetim i pavërtetë dhe që nuk mban. Më problematike se mungesa e kuadrove është përkatësia etnike sa i përket punësimit të shqiptarëve në gjitha institucionet e Maqedonisë së Veriut pa dallim. Kjo krejt si pasojë e politikave jo të unifikuara të shqiptarëve, të ndarë e të përçarë sjellin situatën që gjeneratat e reja nuk kanë durim të presin bashkimin e unifikimin e politikanëve shqiptarë për të kërkuar të drejta të barabarta e të eliminojnë diskriminimin, ata po zgjedhin rrugën e Perëndimit për të ikur nga ky vend ku diskriminohesh veç se je shqiptarë. /Zhurnal.mk

Related posts

Kujdes/ Reshje të rrëmbyeshme në orët e natës, priten rritje të nivelit të ujit të lumenjve

Gazetamax.mk

Gjatë natës së Vitit të Ri kanë lindur katër foshnje

Gazetamax.mk

Besimtarët krishterë ortodoks festojnë Buzmin

Gazetamax.mk