GazetaMax
LAJME

Prokurori publik Abazi u takua me ambasadorin shqiptar Reka

Shkup, 21 nëntor – Prokurori themelor publik në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Islam Abazi sot realizoi takim me Fatos Rekën, ambasador i Republikës së Shqipërisë në vend.

Ambasadori e ka uruar për zgjedhjen prokurorin Abazi dhe i ka dëshiruar udhëheqje të suksesshme me prokurorinë.

Në takim, bënë të ditur sot nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ishte theksuar angazhimi për thellimin e bashkëpunimit në sferën e luftës kundër terrorizmit, korrupsionit, krimit ekonomik dhe kompjuterik, si dhe krimin ndërkombëtar të organizuar.

Abazi ambasadorit ia ka prezantuar kushtet e punës dhe sfidat me të cilat përballet Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe e ka theksuar nevojën për avancim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit institucional mes dy vendeve.

Në takim ambasadori Reka ka shprehur kënaqësi për bashkëpunimin e deritanishëm mes organeve të përndjekjes dhe e ka falënderuar për shkëmbimin e dëshmive të cilat ishin me rëndësi të madhe për prokurorinë shqiptare në lëndën “Ikona”.

“Sa për kujtim, bëhet fjalë për aksion që policia shqiptare ka kryer në fillim të tetorit 2013 kur janë sekuestruar 1.077 ikona, artefakte, nga bronzi dhe mjete të tjera, me origjinë nga mesjeta. Në mesin e ikonave të konfiskuara u konstatua se 21 ikona vijnë nga kishat dhe manastiret maqedonase. Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit me mbështetjen e Zyrës Gjermane për Ndihmë Ndërkombëtare dorëzoi dëshmitë për vjedhjet e pasurisë kulturore maqedonase në prokurorinë shqiptare”, sqarohet në kumtesën e Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Pas procedurës së atjeshme të përfunduar dhe ankesave administrative nëntëvjeçare, theksohet në kumtesë, javën e kaluar qeveritë e të dyja vendeve u morën vesh që pas ratifikimit të Marrëveshjes ikonat të kthehen në RMV.

Related posts

Seanca të tre komisioneve të Kuvendit

e-max

Arsovska ka larguar portretet e kryetarëve të mëparshëm, i ka vendosur afër tualeteve

e-max

Pesë ambasadorë marin dritë jeshile edhe nga Pendarovski, së shpejti nisin me punë

e-max