GazetaMax
Lajme

Enver Pajaziti shpall kandidaturën si i pavarur për komunën e Bërvenicës: Është koha për ndryshim të vërtetë

Me një vendim të guximshëm dhe të mirëkalkuluar, Enver Pajaziti ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij si kandidat i pavarur për kryetar të Komunës së Bërvenicës në zgjedhjet lokale të vitit 2025. Në një deklaratë publike drejtuar qytetarëve, ai ka theksuar se kjo kandidaturë vjen si rezultat i shumë konsultimeve me banorët lokalë, miq, bashkëpunëtorë dhe përfaqësues të diasporës së komunës.

“Në katërvjeçarin e fundit kam ndjekur nga afër punën e udhëheqjes aktuale dhe kam vërejtur lëshime të shumta dhe keqmenaxhime që kanë dëmtuar zhvillimin e komunës sonë. Prandaj, vendosa të ndërmarr këtë hap për të mirën e përbashkët,” thekson Pajaziti në deklaratën e tij.

Ai u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të angazhohen bashkarisht në këtë nismë për rikthimin dhe ngritjen e komunës së Bërvenicës, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe përfshirjes së gjithsecilit në këtë proces transformues.

Pas shpalljes së kandidaturës, Pajaziti ka marrë një valë të madhe përkrahjeje nga qytetarët e komunës, të cilëve iu është përgjigjur me një mesazh mirënjohjeje:
“Nga zemra ju falënderoj për të gjitha urimet, fjalët e mira dhe përkrahjen që më keni dhënë. Mbështetja juaj më jep forcë dhe motivim të vazhdoj këtë rrugë me përgjegjësi dhe përkushtim të plotë.”

Enver Pajaziti hyn në garën për udhëheqjen e komunës me një vizion të qartë për ndryshim, transparencë dhe zhvillim të qëndrueshëm. Kandidatura e tij e pavarur shihet si një alternativë serioze që synon të rikthejë besimin e qytetarëve në institucionet lokale dhe të sjellë një frymë të re në menaxhimin e Bërvenicës.

Related posts

Bëhen gati për fillimin e gjysëm vjetorit të dytë

Gazeta Max

Rakiq njofton se Lista Serbe bojkoton institucionet e Kosovës

Gazeta Max

Rrëfehet Talat Xhaferi: Si vendosa të shkoj në Ukrainë dhe rrugën që ndoqa

Gazeta Max