GazetaMax
Lajme

Era e mëngjesit nxori në rrugë mbeturinat e shumta, ndërkohë edhe kontejnerët vazhdojnë të jenë të stërmbushur

Era e fuqishme nxori në sipërfaqe mbeturinat e shumta në kryeqytet.

Shumë mbeturina të fshehura, dolën në rrugë duke bllokuar madje në disa raste edhe komunikacionin.

Nga ana tjetër edhe përskaj rrugëve situata është e ngjashme. Koshat e stërmbushur pasqyrojnë gjendjen reale të higjienës. Qytetarët ankohen për neglizhencën e institucioneve.

Anketë me qytetar

”Patjetër kjo të pastrohet, sa minj të mëdhenj ka qe shëtisin neper mbeturina, duhet të reagohet, kemi fëmijë që shëtisin ndërsa nga të gjitha anët ka mbeturina”.

”Nuk kam koment për papastërtinë, mendoj se edhe ne qytetarët kontribuojmë por edhe duhet të pastrohet. Mendoni se faji është tek qytetarët apo tek kompetentët? Të dyja anët kanë faj, për çdo njeri duhet nga një pastrues.”

”Shumë mbeturina, gjithandej ka, çfarë të bëjmë, ka qytetarë të pa përgjegjshëm. Mendoni se tek qytetarët është faji? Jo, edhe tek shteti.

Nga Ndërmarrja e Higjienës Komunale nuk morëm përgjigje në lidhje me atë se me sa kapacitet punëtorësh punojnë në ditë festash. Nga kjo ndërmarrje disa ditë më herët thanë se aktivitetet po zhvillohen në përputhje me dinamikën e parashikuar për grumbullimin por për shkak të sasisë së shtuar të mbeturinave ndodhë që të ketë vonesa në mbledhjen e tyre./Alsat.mk

Related posts

Antikorrupsioni me rekomandime në Kuvend për ridefinimin e financimit të fushatave zgjedhore për zgjedhjet lokale

Gazeta Max

Vizionar të përjetshëm – “Raguza Grup” festoi 30 vjetorin

Gazeta Max

Petrovska: Aterimi i aeroplanëve F-35 janë shembull për partneritetin tonë strategjik me SHBA-në

Gazeta Max