Era Emurli paralajmëron bashkëpunimin e radhës: Projekti i ri vjen me një reper shumë të njohur shqiptar

Artistja e re nga Tetova, Era Emurli, po përgatit një tjetër surprizë për publikun shqiptar.

Pas një periudhe mjaft aktive në skenën muzikore dhe suksesit të projekteve të saj të fundit, Era Emurli duket se nuk ka ndërmend të ndalet. Artistja po punon për projektin e saj të radhës, i cili pritet të sjellë një bashkëpunim me një prej reperëve më të njohur dhe më të dëgjuar në skenën shqiptare.

Bëhet fjalë për një bashkëpunim që pritet të tërheqë vëmendje të madhe, sidomos duke pasur parasysh emrin e reperit që do t’i bashkohet Erës në këtë projekt.

Era Emurli është një nga emrat e rinj që gjatë periudhës së fundit ka fituar gjithnjë e më shumë vëmendje në skenën muzikore shqiptare. Ajo e nisi rrugëtimin profesional me projektin “E kam dasht”, ndërsa më pas solli projekte të tjera dhe EP-në “7 HIJE’T”, e cila përmban shtatë këngë dhe shfaq një anë të ndryshme të artistes në secilin projekt.

Në muajt e fundit, Era ka qenë në qendër të vëmendjes edhe për projektet “Me ty”, “Luj vuj”, “Shok e 1 shish” dhe “Baluke x Galica”, duke krijuar gradualisht identitetin e saj në muzikën urbane shqiptare.

Tash, ajo po përgatit projektin e radhës, i cili duket se do të jetë një hap edhe më i madh në karrierën e saj.

Bashkëpunimi me reperin e njohur pritet të publikohet së shpejti, ndërsa detajet rreth këngës, videoklipit dhe datës së premierës mbeten ende për t’u zbuluar.

Një gjë është e sigurt – Era Emurli po vjen me një tjetër surprizë, dhe këtë herë në krah të saj do të jetë një emër që publiku shqiptar e njeh shumë mirë.

Kush është reperi? Përgjigjja pritet të zbulohet shumë shpejt.

https://www.instagram.com/reels/Dbya78HNl-6/