Është vënë në pranga autori i dyshuar i vrasjes së 20 vjeçarit Joan Zuko, në Korçë. Sipas informacioneve paraprake, Kristjan Sterjo është arrestuar nga forcat e Policisë pranë banesës së tij, pas disa orësh kërkime në qytet dhe zonat përreth.

Kujtojmë se në operacionin për kapjen e tij ishin angazhuar edhe forcat speciale të RENEA-s. Këta të fundit kanë marrë informacion se do rikthehej në banesën e vet për tu furnizuar me para. Sipas burimeve për mediat, Kristjan Sterjo është një perj të rinjve më problematikë të qytetit të Korçës, ndërsa njohet se bën një jetë të shkujdesur.
