GazetaMax
Lajme

Erdogani cakton datën e zgjedhjeve më 14 maj teksa kërkon të zgjasë sundimin

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, i cili po kërkon t’i zgjasë dy dekadat e tij në pushtet, ka caktuar zyrtarisht zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të vendit për më 14 maj – një muaj më herët sesa ishte planifikuar, pavarësisht tërmetit shkatërrues të muajit të kaluar.

Zgjedhjet mund të jenë vota më domethënëse e vendit në dekada.

Ato do të përcaktojnë nëse vendi do të marrë një rrugë më demokratike apo do të vazhdojë në kursin gjithnjë e më autoritar të vendosur nga politikani i fortë.

Erdogani ka qeverisur Turqinë që nga viti 2003 – fillimisht si kryeministër dhe si president që nga viti 2014.

Vendi po lufton me një ekonomi të trazuar, inflacion në rritje dhe pasojat e tërmetit të fuqishëm që vrau më shumë se 46 mijë njerëz dhe la qindra mijëra njerëz në 11 provincat turke të strehuar në tenda ose strehim të përkohshëm.

Related posts

Izet Mexhiti: Po investojmë edhe në Çairçanë – me vepra konkrete për qytetarët, jo me premtime boshe

Gazeta Max

Gashi: Do ofrojmë plan program që do jep zgjidhje për çdo problem të qytetarëve

Gazeta Max

Përpjekje e re për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri të lartë publik

Gazeta Max