Në një njoftim drejtuar bashkëfshatarëve të tij në Dëbërcë, Etemi tha se vendimi për t’u futur në garë erdhi pas mbështetjes së fortë nga anëtarët e nëndegës së BDI-së në Dëbërcë, familjarët dhe shokët e tij.
Ai theksoi se roli kryesor i këtyre zgjedhjeve është kandidati për kryetar komune, Emir Sulejmani, të cilin e cilësoi si “kandidatin e popullit, njeri me vizion dhe vullnet për të zgjidhur hallet e qytetarëve”.
“Unë premtoj se do të jem zëri i Dëbërcës në Këshillin Komunal, ura që lidh banorët e fshatit tim me institucionet dhe kryetarin e ardhshëm, Emir Sulejmani”, tha Etemi.
Ai shtoi se si mësues dhe si përfaqësues i brezit të ri, synon të ruajë dinjitetin e profesionit të tij, duke qenë gjithmonë zëri i nxënësve, kolegëve dhe banorëve të vendlindjes së tij.
“Kur bëhet fjalë për të ardhmen e fëmijëve tanë, do të dëshmoj se di, dua dhe nuk do të lejoj kurrë që miqësitë apo hatërmbetjet të bëhen pengesë për të mirën e tyre”, u shpreh Ermir Etemi.